Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse
Për një qytetar shqiptar, blerja e një litri naftë përfaqëson rreth 2.6 herë më shumë të ardhura ditore sesa për një qytetar europian mesatar dhe këtu janë përfshirë të gjitha shtetet e Europës.Nëse krahasimi bëhet vetëm për vendet e Bashkimit Europian, që kanë të ardhura për frymë më të larta se pjesa tjetër, mesatarja është 1.14%, pra një shqiptar duhet të shpenzojë rreth 3.1 herë më shumë nga të ardhurat e tij ditore për të blerë një litër naftë, krahasuar me qytetarin mesatar të BE-së.
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe më e lartë kur çmimi i karburantit vihet përballë të ardhurave.Një litër naftë në Shqipëri kërkon një pjesë shumë më të madhe të të ardhurave ditore sesa në shumicën e vendeve europiane, duke e bërë furnizimin e një automjeti dukshëm më të kushtueshëm në raport me të ardhurat.Çmimi i një litri naftë në Shqipëri ka arritur në 229 lekë (2.46 euro), duke e renditur vendin të tretin në Europë, pas Danimarkës me 2.60 euro dhe Norvegjisë me 2.56 euro. Në rajon, në Serbi nafta ka arritur në gati 2 euro, në mal të Zi 1.87 euro, Bosnjë Hercegovinë 1.76, në Mal të Zi 1.87 euro, në Kosovë 1.85 euro dhe më i liri është në Maqedoninë e Veriut, me 1.64 euro.Mesatarja europiane e çmimit në vendet e përfshira në krahasim është rreth 1.94 euro për litër.Por çmimi në pompë nuk është treguesi i vetëm që duhet parë. Një litër naftë prej 2.46 eurosh ka peshë krejt të ndryshme për një shqiptar, një danez apo një norvegjez, për shkak të diferencave të mëdha në të ardhura. Në Shqipëri, të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse janë rreth 25.2 mijë dollarë ndërkombëtarë në vit. Të ardhurat ditore për frymë janë rreth 69.2 dollarë, ndërsa një litër naftë përfaqëson 3.56% të të ardhurave ditore, më e larta në Europë. Një danezi, në vendin ku nafta është më e shtrenjta në vlerë, i duhen 1.06% e të ardhurave ditore për të boerë një litër naftë, teksa të ardhurat ditore për frymë janë 245 dollarë ndërkombëtare, ose gati 10 herë më të larta se një shtetas shqiptar.Në Norvegji, që është shteti i tretë me të ardhurat më të larta për frymë në Europë, sipas fuqisë blerëse, pas Irlandës dhe Luksemburgut, duhen 0.8% e të ardhurave ditore.Në të gjitha vendet europiane të marra në analizë, mesatarja e të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë është 1.36%. Pra, për një qytetar shqiptar, blerja e një litri naftë përfaqëson rreth 2.6 herë më shumë të ardhura ditore sesa për një qytetar europian mesatar dhe këtu janë përfshirë të gjitha shtetet e Europës.Nëse krahasimi bëhet vetëm për vendet e Bashkimit Europian, që kanë të ardhura për frymë më të larta se pjesa tjetër, mesatarja është 1.14%, pra një shqiptar duhet të shpenzojë rreth 3.1 herë më shumë nga të ardhurat e tij ditore për të blerë një litër naftë, krahasuar me qytetarin mesatar të BE-së.
Taksat rëndojnë çmimin në pompë në Shqipëri
Ndërkohë, Shqipëria vijon të ketë çmimet më të larta të karburanteve në rajon për shkak të barrës së lartë fiskale që zë gati 50% të çmimit dhe mungesës së masave fiskale.Po ashtu në të gjitha vendet e rajonit mbi çmimin bazë të naftës llogaritet vetëm akciza dhe TVSH. Në disa shtete të rajonit akciza është 2% më pak. Në Maqedoninë e Veriut TVSh është 18% për naftën dhe benzinën, por u ul në 10% gjatë periudhës së rritjes së çmimeve.
Shqipëria, pa masa lehtësuese për naftën
Nafta në Shqipëri ka arritur në 229 lekë për litër, ndërsa benzina është ngjitur në 219 lekë, duke shënuar nivele të reja rekord dhe duke rritur presionin mbi konsumatorët dhe bizneset.Sipas të dhënave të publikuara, rritja e çmimeve të karburanteve po ndodh ndërsa Shqipëria nuk ka ndërmarrë masa të reja për të zbutur ndikimin te qytetarët. Ndërkohë, mekanizmi i parashikuar për uljen e akcizës me 20% mbetet i kufizuar në zbatimin e tij.Sipas skemës, ulja me 20% e akcizës aktivizohej kur nafta kalonte nivelin 220 lekë për litër dhe benzina 200 lekë për litër, por vendimmarrja për aplikimin e saj lidhej me funksionimin dhe vendimin e Bordit.




