Prof. Dr. Qemal Lame: Gjykata Ndërkombëtare në Hagë nuk dëshmoi vullnetin e popullit të Kosovës
Me dhimbje dhe interesim të jashtëzakonshëm ndoqa transmetimin direkt të dhënies së vendimit për katër të akuzuarit kryesorë, drejtuesit e UÇK-së.
Prokurori kërkoi 180 vjet burg për katër shqiptarë.
Gjykata vendosi:
25 vjet për Hashim Thaçin.
25 vjet për Jakup Krasniqin.
18 vjet për Kadri Veselin.
13 vjet për Rexhep Selimin.
Përfundimet e arritura nga gjyqtarët e trupit gjykues dhe dhënie e vendimit nga kryesuesi dëshmojnë:
– Gjykata e krijuar me miratim të Kuvendit të Kosovës, veproi si gjykatë ndërkombëtare, jo si gjykatë që gjykon dhe jep vendime në emër të popullit të Kosovës;

– Vendimi i gjykatës ligjërisht theksohet se shpreh vullnetin e popullit të Kosovës;
– Vendimi i gjykatës në realitet nuk justifikoi dhe nuk u bazua në vullnetin e popullit të Kosovës të shprehur në Luftën Çlirimtare kundër pushtuesve serbë, deklaratën e shpalljes së pavarësisë, Kushtetutës së sanksionojë krijimin e Shtetit të Ri, gjenocidin masiv që ka kryer Ushtria e Serbisë para e pas luftës, arrestimin e padrejtë për krime lufte të atyre që luftuan për liri.;
– Populli i Kosovës ka deklaruar masivisht e publikisht me mesazhe të qarta ndaj gjykatës dhe gjithë opinionit publik ndërkombëtar, se nuk pranon të barazohen kriminelët që kryen krime lufte me luftëtarët që luftuan për çlirimin nga pushtuesit serbë dhe kanë kryer gjenocid për afro një shekull;
Populli i Kosovës ka deklaruar masivisht se luftëtarët e UÇK-së që luftuan për liri janë të pafajshëm;
– Populli i Kosovës priste pafajësinë e katër drejtuesve të UÇK-së.
Vendimi i gjykatës është argumentuar në interpretimin e njëanshëm politik sipas pretendimeve të Serbisë.
Vendimi barazoi gjenocidin e pushtuesve serbë me viktimat e pafajshme.
Vendimi nuk argumentoi dhe nuk u referua në akuzat e bëra nga Dik Marten dhe Klara del Ponte, mbi të cilat u kërkua dhe u imponua krijimi dhe miratimi me insistimin ndërkombëtar i Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale në Hagë.
Në bazë të së drejtës ndërkombëtare, gjykata ndërkombëtare duhet të deklarojë inkopetencën, kur nuk vërtetohen dyshimet për krime lufte.
Akuzat e bëra nga dy ish prokurorë duke mbështetur politikën shoviniste të Serbisë, të cilat nuk u vërtetuan e detyronin këtë gjykatë të deklaronte inkopetencën dhe ta dërgonte çështjen në prokurorinë e gjykatën e Kosovës.
Kasapët e gjenocidit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, që vdiq pa u gjykuar, si dhe Ratko Mlladiç që vdiq javën e kaluar do të lumturoheshin nga ky vendim po të ishin akoma në jetë.!
Gjakimi ishte një fatkeqësi ndërkombëtare dhe diskrediton drejtësinë.
Për herë të parë në historinë e të drejtës ndërkombëtare, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë e maskuar me legjitimitetin nga Kuvendi i Kosovës, barazoi gjenocidin me akuzat e dyshuara për viktimat e gjenocidit. Me këtë akt demaskohet e gjithë veprimtaria për ngritjen e kësaj gjykate, e cila nuk është pranuar nga shtetet më të fuqishme të cilat nuk kanë pranuar të anëtarësohen e të miratojnë vendimin e krijimit të këtij institucioni.
Sipas kritereve ligjore parashikohet ankimimi në shkallën më të lartë. Megjithatë, nuk mund të pritet të ndodhi ndonjë mrekulli nga gjyqtarë të politizuar.
Gjakata është bazuar në fallsifikimet e bëra nga inteligjenca dhe drejtësia serbe.
Serbi arriti të marri një vendim gjyqësor që dënon UÇK dhe ta përdori për politikën e saj shoviniste që të lehtësojë përgjegjësinë për gjenocidin nga shqiptarëve, kroatëve, et,. si dhe të vazhdojë pretendimet kundër ndërhyrjes ushtarake të NATO-s. pavarësisë e sovranitetit të Kosovës. Presidenti Aleksandër Vuçiç është deklaruar publikisht për këto pretendime. Ai akuzoi edhe Gjykatën e Hagës që dënoi kriminelin Ratko Mlladiç dhe urdhëroi nderimin me ceremoni shtetërore të tij megjithse ishte kriminel lufte!
Gjykatat që gjykojnë politikisht është e domosdoshme të analizohen e të vendoset për fatin e tyre.
Kuvendi i Kosovës ka të drejtën të rishqyrtojë miratimin e dhënë për krijimin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme në Hagë!
Theksoj mendimin se arrestimet, gjykimet dhe dënimet janë të padrejta dhe nuk kanë bazën e vërtetë ligjore për veprimtarinë e drejtësisë ndërkombëtare që u maskua me legjitimitetin e miratimit nga Kuvendi i Kosovës. Katër të dënuarit janë faktikisht të pafajshëm.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi mbeten heronj të Kosovës dhe nderohen me mirënjohje nga gjithë kombi shqiptar dhe opinioni ndërkombëtar që dëshëron, kërkon dhe meriton drejtësi ndërkombëtare dhe kombëtare.


