AEROPORTI I VLORËS – KU ISHTE KLSH? KU ËSHTË AUDITIMI ME RISK?

Një urdhër emergjent i arbitrazhit ndërkombëtar të administruar nga ICC ka vendosur masa të përkohshme ndaj veprimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Sipas raportimit të publikuar më 17 shtator 2026, qeveria nuk mund të marrë përkohësisht posedimin dhe kontrollin operacional të aeroportit apo të zëvendësojë operatorin, deri në shqyrtimin e mosmarrëveshjes në arbitrazh. Kjo nuk është ende një fitore përfundimtare e asnjërës palë, por është një sinjal serioz institucional që kërkon analizë të plotë.
Dhe këtu lind pyetja ime:
KU ISHTE KLSH?
KLSH paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të kontrolluar përdorimin ekonomik, efektiv dhe eficient të parave publike dhe për të informuar Kuvendin mbi përgjegjshmërinë e qeverisjes.
Vetë KLSH ka pranuar nevojën për forcimin e metodologjisë së auditimit të koncesioneve dhe PPP-ve, ndërsa dokumentet zyrtare tregojnë se kjo fushë ka qenë objekt i projekteve dhe rekomandimeve për rritjen e kapaciteteve audituese.
Prandaj Kuvendi duhet t’i kërkojë KLSH-së përgjigje:
🔴 A është audituar kontrata e Aeroportit të Vlorës?
🔴 A është audituar fizibiliteti ekonomik dhe financiar i koncesionit?
🔴 A është analizuar alokimi i riskut ndërmjet shtetit dhe koncesionarit?
🔴 A janë analizuar garancitë, detyrimet kontingjente dhe ekspozimi financiar i buxhetit të shtetit?
🔴 A është analizuar procedura e zgjidhjes së kontratës dhe risku i arbitrazhit ndërkombëtar?
🔴 A ka pasur sinjale të hershme që mund të parandalonin këtë përplasje juridike?
🔴 Çfarë i ka raportuar KLSH Kuvendit?
Sepse auditimi nuk është thjesht të kontrollosh faturat pasi paratë janë shpenzuar.
Auditimi modern me bazë risku duhet të identifikojë:
RISKUN → PROBABILITETIN → NDIKIMIN → KONTROLLET → DOBËSITË → MASAT → PËRGJEGJËSIN → AFATIN → VERIFIKIMIN.
Nëse një koncesion strategjik përfundon në një konflikt ndërkombëtar ku shteti përballet me masa sigurie nga arbitrazhi, atëherë Kuvendi ka të drejtë të pyesë:
PËR ÇFARË PAGUHET KLSH?
Jo për të ardhur pas skandalit.
Jo vetëm për të numëruar shkeljet pasi dëmi ka ndodhur.
Por për të sinjalizuar riskun, mbrojtur paranë publike dhe informuar Kuvendin përpara se risku të shndërrohet në kosto për qytetarin.
Kërkoj nga Kuvendi i Shqipërisë një seancë të posaçme dëgjimore me KLSH-në për:
Aeroportin e Vlorës + koncesionet + PPP-të + riskun e arbitrazheve ndërkombëtare.
Dhe një pyetje të fundit:
SA KONCESIONE STRATEGJIKE TË SHQIPËRISË JANË SOT NË RISK ARBITRAZHI DHE SA KUSHTON KY RISK PËR TAKSAPAGUESIN?
🇦🇱 KLSH → KUVEND → AUDITIM ME RISK → TRANSPARENCË → PËRGJEGJËSI.
Artur Mamadhaj Klosi
Ekspert Auditimi Antikorrupsionit Global
Tirana – Albania | Washington – Brussels – London