Aksident me vdekje në Lezhë, 50-vjeçari rrëzohet nga motomjeti dhe humb jetën në vendngjarje
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.
Një 50-vjeçar, që udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Siç raportohet, viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit


