Ambasadori i ri amerikan nisi misionin në Tiranë, trupa e marinsave të SHBA ngre flamurin amerikan në rezidencën zyrtare
Një kapitull i ri në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nis në Tiranë me mbërritjen e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt. Kështu shkruan ambasada shqiptare, në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa ka shpërndarë disa foto nga momenti kur trupa e marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare.
“Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Ëendt nis detyrën e tij. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona”, shkruhet në postim.
Eric Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë që prej vitit 1991, kur mes dy vendeve u rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Ai pason në këtë detyrë Yuri Kim, ndërsa prej vitit 2023 Ambasada e SHBA-së është drejtuar nga Nancy VanHorn si e ngarkuar me punë.


