Autobusi me shtetas nga India zbarkon në Durrës, për ku janë nisur?
Prania e papritur e grupeve të mëdha të shtetasve të huaj në rrugët e Durrësit ka ngjallur reagime të ashpra dhe shqetësim të thellë te banorët vendas. Në një video të mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, shihen dhjetëra shtetas indianë duke zbritur njëri pas tjetrit nga një autobus në mes të qytetit, pa asnjë orientim apo transparencë.
Qytetari që ka filmuar skenën ngre me të drejtë alarmin për atë që po shohin sytë e të gjithëve çdo ditë: Ku po dërgohen këta njerëz, ku po sistemohen dhe kush mban përgjegjësi për sigurinë e transparencën?
Banorët e Durrësit dhe qyteteve të tjera po shprehin gjithnjë e më shumë pasiguri dhe pyetje mbi mënyrën se si po mbushen lagjet e tyre me grupe të organizuara punonjësish të huaj, nga India, Filipinet apo Bangladeshi. Ndërsa rinia shqiptare po braktis vendin përditë nga kushtet e vështira, qytetarët pyesin se me çfarë kriteresh po bëhet zëvendësimi i tyre dhe si po ndikon kjo në jetën e përditshme të komunitetit.


