Beqir Sina: Ish-Kryeprokurorit të Hagës i bëhet gjyqi në Washington
Beqir Sina – New York

Jack Smith: një prokuror që sulmoi dy presidentë njërin në Hagë dhe tjetrin në Uashington, u përball me akuza të forta në senatin amerikan
Dje, në seancën dëgjimore të Komitetit të Drejtësisë të Senatit amerikan, Jack Smith, ish-kryeprokurori i Dhomave Speciale të Kosovës në Hagë, dhe më vonë prokurori special kundër Donald Trumpit, u përball me kritikë të ashpër nga senatorët republikanë.
Ata e akuzuan se ka dëmtuar rëndë besimin e amerikanëve në sistemin e drejtësisë dhe se ka përdorur prokurorinë si armë politike.
Senatori Eric Schmitt (Missouri) e goditi më fort. Ai e pyeti drejtpërdrejt:
“Pas dështimeve në rastet e mëdha në Amerikë, ikët në Hagë dhe u morët me prokurorët atje kundrejt presidentit të Kosovës në vitin 2020?”
Smith pranoi.
Kurse, Schmitt vazhdoi:
“Dhe, pastaj u kthyet për të goditur Trumpin, apo jo?”
Në fund, senatori e krahasoi Smith-in me shefat e policisë sekrete të kohës së Stalinit, duke cituar fjalët e famshme:
“Më trego njeriun, unë do të gjej krimin.”
Schmitt i tha hapur:
“Ti mendon se je hero në këtë histori, por më lejo të të them diçka: je keqbërësi(devil). Ke bërë kaq shumë dëm. Si ish-prokuror, mund të them se ke shkatërruar besimin e njerëzve ndaj sistemit tonë. Ke armëzuar Departamentin e Drejtësisë kundër armive politike në një shkallë që nuk është parë kurrë në historinë e këtij vendi.”
Senatori John Kennedy i Luizianës i tha se e bënte të ndihej se “do të vjellëte”.
Ted Cruz e pyeti nëse ishte krim të jesh republikan, ndërsa kryetari i komitetit, Chuck Grassley, e akuzoi se kishte çuar partizanizmin në nivel të ri duke kërkuar regjistra telefonikë të dhjetëra senatorëve dhe kongresmenëve republikanë.
Smith u mbrojt duke thënë se do të ngrinte paditë sërish, pavarësisht nga partia, dhe se kishte prova përtej dyshimit të arsyeshëm.
Senatorët e theksuan se koha e ngritjes së padive pikërisht kur Trump, ishte kandidat dhe metodat e përdorura prej prokurorit Smith, krijojnë dyshimin e fortë se synimi ishte politik.
Ky sulm i dyfishtë ka marrë jehonë të veçantë te shqiptarët e Amerikës.
Vetëm dy javë më parë, më 16 shtator, Gjykata Speciale e Hagës dënoi ish-liderët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, me 25 vjet burg për krime lufte.
Vendimi shkaktoi protesta të forta në diasporë. Në New York, Boston, Detroit, Chicago dhe Austin, shqiptarët dolën në rrugë duke mbajtur foto të ish-liderëve dhe duke thirrur se drejtësia ndërkombëtare është e njëanshme.
Ata e shohin Smith-in si simbolin e kësaj dyfishtësie, pad ai është i njëjti prokuror, që shkoi në Hagë (2020) për të arrestuar presidentin e Kosovës, dhevpo ai u kthye më vonë për të ngritur paditë kundër Trumpit.
Për shqiptarët e amerikës , seanca në Uashington nuk është thjesht politikë e brendshme amerikane, por më shumë . Ajo është konfirmim i dyshimeve se prokuroria, kur bie në duar të gabuara, mund të shndërrohet në instrument për të goditur liderë të zgjedhur qoftë në Prishtinë, qoftë në Uashington.
Dëmi i bërë besimit në drejtësi është i thellë dhe do të zgjasë….!


