Politikë

Ceremonia e pritjes së ambasadorit amerikan Eric Wendt: Zbardhen pjesëmarrësit, mungojnë Rama dhe Berisha

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë organizoi një pritje zyrtare për prezantimin e ambasadorit të ri Eric Wendt, pas dorëzimit të letrave të tij kredenciale. Në aktivitet morën pjesë krerë të lartë të shtetit, ministra, drejtues të drejtësisë, deputetë të opozitës dhe diplomatë të huaj.

Ajo që ra në sy gjatë ceremonisë ishte mungesa e Kryeministrit Edi Rama si dhe e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me këtë të fundit që konfirmoi se nuk kishte marrë ftesë nga diplomacia amerikane. Ndërkohë, mes figurave politike të pranishme ishin Presidenti Bajram Begaj, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe deputetë opozitarë përfshirë Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe Fatmir Mediun.

Pritja mblodhi gjithashtu drejtuesit më të lartë të sistemit të ri të drejtësisë dhe institucioneve të sigurisë në vend, mes të cilëve kreun e SPAK-ut Klodian Braho, prokurorin Altin Dumani, drejtuesen e KLP-së Mirela Bogdani dhe kreun e BKH-së Joni Keta.