Vendimet e qeverisë/ Nga emërimet tek propozimet dhe shpallja e zonave me përparësi zhvillimi
Këshilli i Ministrave miratoi sot më 17 mars 2026, një sërë vendimesh dhe projektligjesh me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe administrativ të vendit.
Një prej vendimeve kryesore autorizon ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për të nënshkruar marrëveshjen me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rindërtimin e xhamisë në Shijak. Po ashtu, u përcaktuan kriteret dhe masa e kompensimit për ushtarakët që emërohen komandantë jashtë vendbanimit të tyre. Po sot, qeveria shpalli disa zona me përparësi zhvillimi ekonomik në bashkitë Vlorë, Berat, Durrës, Dimal, Mirditë, Himarë, Librazhd, Kavajë dhe Rrogozhinë.
U vendos krijimi i bazës së të dhënave shtetërore për Sistemin e Provimit të Shtetit dhe provimet e tjera të digjitalizuara. Gjithashtu, u krijua regjistri shtetëror për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave, nën administrimin e Inspektoratit të Përgjithshëm.
U prezantua projektligji për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, me qëllim rritjen e cilësisë dhe transparencës së shërbimeve arsimore. Njëkohësisht, u bënë emërime dhe propozime për anëtarë në institucione të ndryshme, duke përfshirë zëvendësministra dhe anëtarë të Këshillave Mbikëqyrës dhe Drejtues.
Agjencia për Media dhe Informim ju njofton lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 17 mars 2026 si më poshtë:
Vendim për:
– Autorizimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për rindërtimin e xhamisë në qytetin e Shijakut, sipas tekstit.
– Për përcaktimin e kritereve dhe të masës së kompensimit të ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kur emërohet komandant në detyrë jashtë vendbanimit të tij.
– Shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë: Vlorë, Berat, Durrës, Dimal, Mirditë, Himarë, Librazhd, Kavajë, Rrogozhinë.
– Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara është Qendra e Shërbimeve Arsimore.
– Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” të Sistemit të Qendërzuar të Mbledhjes së Gjobave. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” është Inspektorati i Përgjithshëm.
– Projektligj për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Qëllimi i këtij ligji është të mundësojë sigurimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve arsimore, në përputhje me legjislacionin përkatës të secilit prej shërbimeve, duke siguruar cilësi, transparencë, eficiencë dhe efikasitet të vlerësimeve në interes të publikut.
Njëherësh u miratuan edhe disa emërime dhe propozime për anëtarë në insitucione të ndryshme:
– Znj. Anisa Ruseti emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
– Propozim Kuvendit për emërimin e znj. Diana Dervishi anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
– Propozim Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Olta Rushaj sianëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
