Opinion

Ndihmojeni Shqipërinë ta kapërcejë këtë situatë shumë të rrezikshme

Letër Publike!

I nderuar Ambasador Wendt!

Duke respektuar plotësisht statusin tuaj zyrtar diplomatik, më lejoni t’ju tërheq vëmendjen tuaj mbi disa çështjeshumë të ndjeshme me të cilat po përballet vendi im nëkëto çaste.

Para së gjithash, do të doja të kujtoja se vendi që jupërfaqësoni në Tiranë, SHBA-ja e bekuar nga Zoti për ne shqiptarët kudo që jemi, ka qenë Shpëtimtari i Madh përne, të paktën tri herë gjatë historisë sonë të afërt: në 1912 (Pavarësia e Shqipërisë), në 1991 (përmbysja e regjimitkomunist në Shqipëri) dhe në 1999 (çlirimi i Kosovës, gjysma e kombit tonë).

Këto ditë, shqiptarët janë ngritur në revoltë kundërqeverisë-narko të Kryeministrit Edi Rama, me RininëShqiptare në ballë.

Duke marrë parasysh prioritetet e Administratës Trump kundër narko-aktiviteteve, korrupsionit qeveritar dheregjimeve diktatoriale neo-komuniste siç është ai aktualshqiptar, do t’ju kërkoja me shumë përunjësi një rol mëaktiv tuajin për të ndihmuar Shqipërinë që ta kapërcejëkëtë situatë shumë të rrezikshme e cila mund të rrëshqasëedhe drejt përplasjeve civile, ose më keq (duke dëmtuarsigurinë tonë si vend aleat i Nato-s).
Argumentet janë tashmë aty dhe nuk ka nevojë t’udrejtohemi atyre dhe vendi juaj i njeh shumë më mirë se unë.

Duke e marrë si të mirëqenë mirëkuptimin tuaj për këtëkërkesë publike,

Mbetem,
Sinqerisht juaji!

Arian Starova
President
Këshilli Atlantik i Shqipërisë