Kreu i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova letër ambasadorit të SHBA: Ndihmojeni Shqipërinë ta kapërcejë këtë situatë shumë të rrezikshme
Kryetari i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova, i ka drejtuar një letër publike urgjente Ambasadorit të SHBA-së, David J. Wendt, duke kërkuar një ndërhyrje më aktive diplomatike nga Uashingtoni për të parandaluar një përshkallëzim me pasoja katastrofike për vendin.
Përmes këtij apeli publik, Starova thekson se revolta popullore e udhëhequr nga rinia shqiptare po përballet me një regjimi të korruptuar, ndërsa paralajmëron se mungesa e një veprimi të prerë ndërkombëtar mund ta çojë Shqipërinë drejt përplasjeve civile dhe të dëmtojë sigurinë e një vendi aleat të NATO-s.
Letra Publike e Arian Starovës (Këshilli Atlantik i Shqipërisë):
Letër Publike!
I nderuar Ambasador Wendt!
Duke respektuar plotësisht statusin tuaj zyrtar diplomatik, më lejoni t’ju tërheq vëmendjen tuaj mbi disa çështje shumë të ndjeshme me të cilat po përballet vendi im në këto çaste.
Para së gjithash, do të doja të kujtoja se vendi që ju përfaqësoni në Tiranë, SHBA-ja e bekuar nga Zoti për ne shqiptarët kudo që jemi, ka qenë Shpëtimtari i Madh për ne, të paktën tri herë gjatë historisë sonë të afërt: në 1912 (Pavarësia e Shqipërisë), në 1991 (përmbysja e regjimit komunist në Shqipëri) dhe në 1999 (çlirimi i Kosovës, gjysma e kombit tonë).
Këto ditë, shqiptarët janë ngritur në revoltë kundër qeverisë-narko të Kryeministrit Edi Rama, me Rininë Shqiptare në ballë.
Duke marrë parasysh prioritetet e Administratës Trump kundër narko-aktiviteteve, korrupsionit qeveritar dhe regjimeve diktatoriale neo-komuniste siç është ai aktual shqiptar, do t’ju kërkoja me shumë përunjësi një rol më aktiv tuajin për të ndihmuar Shqipërinë që ta kapërcejë këtë situatë shumë të rrezikshme e cila mund të rrëshqasë edhe drejt përplasjeve civile, ose më keq (duke dëmtuar sigurinë tonë si vend aleat i Nato-s).
Argumentet janë tashmë aty dhe nuk ka nevojë t’u drejtohemi atyre dhe vendi juaj i njeh shumë më mirë se unë.
Duke e marrë si të mirëqenë mirëkuptimin tuaj për këtë kërkesë publike,
Mbetem,
Sinqerisht juaji!
Arian Starova
President
Këshilli Atlantik i Shqipërisë
A Public Address !
Dear Ambassador Wendt !
In full respect to your official diplomaitc status, allow me to draw your Allied attention on some highly sensitive issues my country is facing right now.
First of all, I would like to recall, the country you represent in Tirana, the God-Blessed USA for us Albanians wherever we are, has been the Grand Saviour for us, at least three times during our recent history, in 1912 (Albania’s Independence), in 1991 (overthrow of communist regime in Albania) and, in 1999 (liberation of Kosova, half of our nation).
These days, Albanians have gone on revolt against the narco-goverment of the Prime Minister, Edi Rama Albanian Youth being their vanguard.
Considering the Trump Administration priorities against narco-activities and corruption and neocommunist dictatorial regimes like the present Albanian one, I very humbly would request your more active role for helping Albania to overpass this very dangerous situation which might slide even into civil clashes, or worse (by damaging our security as an Allied country)..
The arguments are already there and there is no need to resort to them and, your country knows them very much better than me.
Taking for granted your good understading for this public address,
I remain,
Sincerely yours !
Arian Starova
President
Atlantic Council of Albania


