Sulmohet selia e PS-së, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve, protestuesit djegin edhe një kioskë
Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa është sulmuar me fishekzjarrë selia e Partisë Socialiste.
Ndërkohë, po ashtu pranë Bankës së Shqipërisë janë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë.
Policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i larguar.
Edhe një kioskë pranë qendrës së Tiranës është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin.

Protestuesit më pas janë larguar nga vendngjarja, teksa kioska pranë stacionit të autobusit vijon të digjet.
Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, me incidente të raportuara në disa zona të qytetit.
Gjatë protestës, grupe protestuesish kanë hedhur lëndë piroteknike drejt efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Më herët, janë raportuar edhe djegie të koshave të mbeturinave në rrugë dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.


