Aktualitet

KLP ka dale nga binaret! Mblidhni mendjen se nuk e keni ATE qe tju mbroje kur hani dardhe e kumbulla pas shpine!

Mesazh nga nje magjistrat

Përshëndetje Klodi!
Uroj të jesh mirë në këto ditë të trazuara dhe respekt për punën tuaj. E di që situata e vendit është më me përparësi përpara çdo problematike tani por doja tju vija në dijeni një papërgjegjësi të KLP e cila ka kohë që po vazhdon pa një shpjegim konkret për magjistratët e diplomuar në qershor të vitit 2026.
Afati që këta magjistrat duhet të emëroheshin ishte data 31 korrik 2026, një afat i cili është i prerë dhe ligji nuk lejon që të tejkalohet. Kanë 4 muaj po e zgjasin emërimin tonë me pretendimin se po bëjnë verifikimin e magjistratëve për prokuror, por s kemi asnjë info nga KLP lidhur me procesin e tyre. Përveç kësaj , këta magjistrat nuk u lejohet të punojnë gjatë kësaj periudhe pasi përbën ndalesë sipas ligjit konkret dhe janë që prej korrikut pa paga.
Çfarë trajtimi është ky që i bëhet magjistratëve të rinj, apo e zvarrisin me qëllimin se kanë frikë nga brezi i të rinjve??? Vetëm këtë vit ka ndodhur kështu sepse gjithë vitet e tjera ka ndodhur emërimi brenda 31 korrikut.
Ju shkrova sepse ju jeni e vetmja gazetare që kam besim dhe që thoni të vërtetën, ndaj ju shkrova anonim si prind i një prej magjistratëve të diplomuar.
Nëse ju duket interesante mund të bëni një lajm dhe ti kërkoni informacion si mund të vazhdojnë këta magjistratë pa pagesa gjithë këto muaj dhe pa u emëruar.
Falemnderit!