KASTRATI KËRKON 8€ PËR TË KALUAR NË RRUGEN E KOMBIT, ZHVATJE NDAJ SHQIPTARËVE
Shqiptaret që kalojne ne Rrugen e Kombit perballen me një paradoks që rendon drejtperdrejt xhepin e tyre: tarifa eshte 5 euro, por nese zgjedhin të paguajnë në leke, u kerkohen 660 Lek. Me kursin e euros në 92 leke, pese euro kushtojne 460 leke. Pra, aytetari paguan 200 leke me shume per nj kalim te vetem, vetem sepse paguan ne monedhen vendase.
Per një udhetim vajje-ardhje, diferenca shkon në 400 leke. Për familjet që e perdorin shpesh kete rruge, këto para kthehen në nje shpenzim te vazhdueshem, ne nje kohe kur çdo lek ka rendesi dhe kostoja e jeteses rendon mbi aytetaret.
Por duket se kjo nuk mjafton. Sipas raportimeve ne media, koncesionari Albanian Highway Concession, ku jane te perfshire grupet Kastrati dhe Salillari, ka kerkuar ndryshime ne kontrate ose indeksim te tarifes, duke argumentuar se ajo nuk ështe perditesuar q nga viti 2018 dhe se renia e euros ka ndikuar te t ardhurat e kompanisë. Në raportime eshtë permendur edhe kerkesa per ta çuar tarifën ne 8 euro per kalim. Deri tani, kjo duhet trajtuar si kerkesë e raportuar, jo si rritje e miratuar.
Nëse kjo kerkesë do te pranohej, tarifa do te rritej me 60% nga 5 eurot aktuale. Ndërsa qytetaret detyrohen te llogarisin çdo shpenzim, nje kerkese e tille ngre pikepyetje serioze per barren që po u kërkohet të mbajnë.
Kur qytetari paguan 200 lekë më shume se vlera e tarifes në euro, e më pas perballet edhe me mundësinë e një rritjeje tjetër, ku mbetet interesi i tij? Kerkesa për ta shtrenjtuar më tej kalimin rrezikon të perceptohet si nje tjetër zhvatje e aytetarëve, të cilët nuk kanë gjithmonë një alternative të lehte për të shmangur ketë rruge.
Rruga e Kombit eshte jetike për mijëra shaiptarë. Për ketë arsye, çdo kerkesë për rritjen e tarifës duhet të shoqerohet me transparence të plotë dhe llogari të qarta. Koncesioni nuk mund të kthehet në një faturë që qytetarët e paguajnë gjithnjë e më shtrenjte, ndërsa askush nuk u shpjegon pse duhet të rendohet edhe me shume xhepi i tyre.


