Bota

Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare ish-drejtori i FBI, Robert Mueller

Robert Mueller, ish-drejtori i FBI i cili udhëhoqi hetimin historik mbi bashkëpunimin e dyshuar midis fushatës së Donald Trump në vitin 2016 dhe qeverisë ruse, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeç.

Me trishtim të thellë, po ndajmë lajmin se Bob ndërroi jetë mbrëmë”, tha familja e tij në një deklaratë.

Familja kishte njoftuar në gushtin e kaluar se Mueller ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2021.