Përshkallëzohet protesta, protestuesit u vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtyjnë drejt policisë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës
Situata në protestën në Tiranë është përshkallëzuar, pasi disa prej protestuesve u kanë vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe më pas i kanë shtyrë në drejtim të efektivëve të policisë.
Përveç kazanëve të djegur, në drejtim të forcave të rendit janë hedhur edhe sende të tjera, duke rritur tensionet dhe rrezikun e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.
Në përgjigje të situatës, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të frenuar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.
Situata është tensionuar ndjeshëm, ndërsa forcat e policisë vijojnë të jenë të angazhuara në terren për të rikthyer kontrollin dhe për të garantuar sigurinë.
Protesta, e cila nisi me kërkesa dhe kundërshtime ndaj institucioneve, është shoqëruar tashmë me incidente dhe përplasje të drejtpërdrejta.
Pritet që Policia të japë më shumë informacion lidhur me zhvillimet, personat e përfshirë në incidente dhe masat që do të merren pas përfundimit të protestës.


