Shoqata “Labëria – Nderi i Kombit” diskuton në Vlorë për 35-vjetorin e themelimit dhe të ardhmen e Klubit “Labëria” dhe Muzeut Hebraik
Kërkesë Këshillit Bashkiak të Vlorës për anulimin e vendimit për ngritjen e Muzeut Hebraik ngjitur me Klubin “Labëria”
Historia nuk ruhet vetëm në libra, por edhe në godinat që mbartin kujtesën dhe identitetin e një kombi. Në Vlorën e flamurit, e ardhmja e Klubit historik “Labëria” ka ngritur shqetësime për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Në prag të 35-vjetorit të themelimit, Shoqata “Labëria – Nderi i Kombit” kërkon anulimin e vendimit për ndërtimin e Muzeut Hebraik ngjitur me klubin “Laberia” dhe rikonstruksionin e godinës historike. Mesazhi është i qartë: Të nderosh një histori, nuk do të thotë të zbehësh një tjetër.
Në nëntor, në Vlorë u zhvillua mbledhja e posaçme e Kryesisë së Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Labëria – Nderi i Kombit”. Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari Agim Çiraku, Sekretari i Përgjithshëm Kastriot Muço, Kryetari i Nderit, prof. Ago Nezha, kryetari i Degës së Tiranës Zaho Golemi, kryeredaktori i gazetës “Labëria” Albert Zholi, kryetari i Degës së Vlorës AhmetDemaj, kryetari i Degës së Gjirokastrës Robert Çelo, kryetari i Degës së Patosit Pëllumb Benca, AlbertHabazaj dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë.Në fjalën e tij hapëse, kryetari Agim Çiraku, pasi bëri një përmbledhje të punës së zhvilluar gjatë këtyre muajve, paraqiti rendin e ditës, duke theksuar se në këtë mbledhje të posaçme do të diskutoheshin tri çështje kryesore:
- a) Shqetësimet lidhur me ndërtesën e Klubit “Labëria” në Vlorë dhe deklarata publike drejtuar Këshillit Bashkiak të Vlorës për anulimin e vendimit
- b) Përgatitjet për të përkujtuar 35-vjetorin e themelimit të Shoqatës “Labëria – Nderi i Kombit”.
- c) Hartimiin e i një peticioni me nënshkrimin nga të pranishmit dhe anëtarët, në ceremonim e 35–vjetori të themelimit të shoqatës “Labëri
Fillimisht u diskutua për organizimin e ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit të Shoqatës. Mendimi i përgjithshëm ishte që kjo veprimtari të zhvillohet në Vlorë, në Universitetin “IsmailQemali”, pasi Vlora është kryeqendra e Labërisë, lidhet drejtpërdrejt me historikun e Klubit “Labëria” dhe është më pranë të gjithë pjesëmarrësve sesa Tirana.U vendos që ceremonia të zhvillohet më 12 dhjetor 2026, në orën 11:00, në sallën kryesore të Universitetit “IsmailQemali”. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë tri grupe labe me këngë polifonike. Gjithashtu, do të përgatiten disa stenda me fotografi që pasqyrojnë historikun e Shoqatës dhe veprimtarinë e saj ndër vite. Të gjithë të pranishmit rane dakord me rendin e ditës dhe propozimet për organizimin e ceremonisë, duke dhënë edhe mendimet e tyre. Prof. Ago Nezha theksoi se për këtë çështje është ngritur një grup pune, i përbërë nga Kryetari i Shoqates ”Laberia” Agim Çiraku, Prof. Ago Nezha, Kastriot Muço, Albert Zholi, Zhani Ciko, Zhani Terpini etj. i cili do të merret me përgatitjen dhe realizimin e kësaj ceremonie të rëndësishme.
Një pjesë e diskutimeve iu kushtua shqetësimit për të ardhmen e ndërtesës historike të Klubit “Labëria” në Vlorë.
Kryetari Agim Ciraku theksoi se : Prej muajsh në Vlorë dhe në media qarkullojnë zëra se godina do të shembet dhe në vend të saj do të ndërtohet Muzeu Hebraik. Për këtë çështje, edhe shoqëria civile në Vlorë ka zhvilluar protesta.
“Ka mbi pesë muaj që shtypi zien për këtë problem dhe opinioni publik nuk është i mirëinformuar”, u shpreh Z.Agim Çiraku, duke kërkuar një sqarim të qartë dhe përfundimtar.
Ndër të tjera shtoi se ne takimin e Shoqatës me kryetaren e Bashkisë Vlorë, ajo deklaroi se godina e Klubit “Labëria” nuk do të shembet , por do të rikonstruktohet.
Edhe pse punimet për Muzeun Hebraik u pezulluan, e ardhmja e Klubit “Labëria” mbetet ende e paqartë.
Për këtë arsye, Agim Çiraku theksoi se Shoqata nuk do ta ndal këtu adresimin por do ta ndjekë edhe në rrugë të tjera institucionale ,dhe do të vijojë përpjekjet deri në një zgjidhje përfundimtare, në interes të ruajtjes së identitetit të Klubit “Labëria”, Duke kërkuar që Muzeu Hebraik të ketë një vend më dinjitoz dhe jo të ndërtohet ngjitur me të.
Në fjalën e tij, Prof. Ago Nezha u shpreh se: “Në Vlorë thuhet se nuk do të ketë më Klub ‘Labëria’, por vetëm Muze Hebraik”, duke kërkuar që e vërteta të bëhet publike dhe të marrë fund pasiguria që e ka shoqëruar këtë çështje prej muajsh. Madje, Nezha theksoi se do të ishte me vlerë që edhe në Izrael të ngrihej një monument në shenjë respekti për qytetin e Vlorës, për ndihmën që qytetarët vlonjatë u kanë dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Albert Zholi theksoi se Shoqata jonë ka qenë e para që ka ngritur zërin për këtë çështje, por shumë individë apo grupime individësh e godasin padrejtësisht punën tonë, duke na quajtur pasivë. Ata duan të bëhen protagonistë, ndërkohë që Shoqata ka qenë e para që jo vetëm në takime institucionale, por edhe nëpërmjet shtypit, në disa organe mediatike, e ka ngritur zërin me forcë. Ndoshta jemi të vetmit që vazhdojmë të këmbëngulim deri në zgjidhjen përfundimtare, në interes të Klubit “Labëria”.
Anëtari i Kryesisë, Albert Habazaj, u shpreh se kjo është një situatë e vështirë. Ai theksoi se nuk e kishin besuar që situata do të shkonte deri në këtë pikë dhe se Këshilli Bashkiak do të merrte një vendim të tillë për Muzeun Hebraik dhe Klubin “Labëria”, aq më tepër kur edhe qeveria është në një linjë me këtë vendim. Populli vlonjat është tepër i indinjuar për këtë vendim.
- Ahmet Demaj u shpreh shumë i shqetësuar në cilësinë e kryetarit të Degës së Vlorës. Ai theksoi se populli, me të drejtë, është i revoltuar dhe se ata po punojnë për të marrë informacion të saktë, për të menduar më pas edhe hapat që do të hedhin.
Sekretari i Përgjithshëm, Kastriot Muço, theksoi se, në situatën e përgjithshme të turbullt që mbizotëron sot në botë, kjo çështje ka rëndësi të veçantë. Ai nënvizoi se Shoqata është shumë e shqetësuar dhe do të luftojë për të nxjerrë në dritë të vërtetën e vendimit, si dhe për të marrë masa për një zgjidhje në favor të kërkesave të saj, në mënyrë që të qetësohet edhe populli i Vlorës. Me këtë shqetësim u bashkuan edhe Robert Çelo, Pëllumb Benca dhe të tjerë pjesëmarrës në mbledhje.
Në përfundim të diskutimeve, për të çuar deri në fund çështjen e Klubit “Labëria” në Vlorë, u morën këto vendime:
- Të hartohet një deklaratë për mediat, ku të shprehet qartë qëndrimi i Shoqatës.
- Të pezullohen punimet për ngritjene e Muzeut Hebraik në bazë të vendimit të gjykatës të Juridiksionit Vlorë, ngjitur me Klubin “Labëria”.
- T’i drejtohet një kërkesë Këshillit Bashkiak të Vlorës për anulimin e vendimit 18 datë 13.03.2024 për ndërtimin e “Muzeut Hebraik” në zonën historike të “Muradies” Vlorë bashkëngjitur me Klubin “Labëria”.
- Në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të Shoqatës, të hartohet një peticion për pezullimin e ndërtimit të Muzeut Hebraik në këtë godinë ku ndodhet “Klubi Labëria”. Gjithashtu me vlerë për këtë situatë është hartimi i një peticioni me nënshkrimin nga të pranishmit dhe anëtarët. Nëshkrimi unanim do të kryet në ceremonim e 35–vjetori të themelimit të shoqatës “Labëria”
- Nëse situata nuk merr zgjidhje, anëtarët ranë dakort për mundësinë e mbajtjes së një ‘Referendumi të Krahinës së Labëris’.
- Çështja përmban një rëndësi të veçant Kombëtare pasi lidhet me historinë, identitetin, kujtesën dhe trashëgimin kulturore të Labërisë. Pra nuk kemi të bëjm thjesh me një godinë fizike pasi vlera që mbart është më e gjërë. Ruajtja e Klubit “Labëria” është detyrim ndaj brezave që e krijuan, e mbajtën gjallë dhe e kthyen në një simbol të traditave dhe të historisë sonë kombëtare.
Shoqata Atdhetare-Kulturore “Labëria’ doli me një deklaratë publike drejtuar Këshillit Bashkiak të Vlorës për anulimin e vendimit për ngritjen e Muzeut Hebraik ngjitur me Klubin “Labëria”.
DEKLARATË PUBLIKE
Kryesia e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “LABËRIA – Nderi i Kombit”
Për mbrojtjen e vlerave historike dhe identitare të Klubit “Labëria” në Vlorë
Më 4 Nëntor 2026, Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria, me pjesëmarrien e kryetarëve të degëve të shoqatës në rrethe, u mblodh në Vlorë,për të shprehur kundërshtimin e saj të prerë, , për ngritjen e Muzeut Hebraik dhe në mbrojtje të identitetit të “Klubit Labëria”. Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria Nderi i Kombit”, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën që është krijuar te godina e Klubit historik “Labëria”, në qytetin e Vlorës, duke ndërhyrë për bri tij , për ngritjen e muzeut të “Hebrejve”në këtë vend, deklarohet unanimisht, se ky muze nuk duhet të ndërtohet aty në atë pozicion dhe se kjo ndërhyrje është një veprim arbitrar, klientelist, oportunist, antihistorik dhe antikombëtar, që cenon identitetin e një institucioni unikal për Vlorën dhe kombin tonë, që mbart vlera të veçanta historike, kulturore dhe kombëtare.
Klubi Labëria, është emblematik dhe përfaqëson një pjesë të rëndësishme të kujtesës historike të Vlorës dhe të Shqipërisë. Krijimi i këtij klubi, është zëri i ndërgjegjes dhe revoltës shpirtërore të patriotëve të shquar vlonjatë, që i paraprinë pavarësisë së vendit, ndaj dhe Kryetar Nderi u zgjodh babai i pavarësisë Ismail Qemali. Ky klub, flet për ndjenjat patriotike, traditën atdhetare, kulturore dhe qytetare të krahinës së Labërisë, që me aktet e tyre historike, transmetojnë për brezat, heroikën e popullit tonë. Shoqata Labëria, e vlerëson dhe e nderon historinë e marrëdhënieve të shqiptarëve me popullin hebre. Akti unikal, për mbrojtjen e jetës të hebrenjëve, duke rrezikuar jetën e tyre, është një vlerë e patjetërsueshme e popullit tonë, që na bën krenar në opinionin botëror. Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët, kanë treguar solidaritet, humanizëm dhe mbështetje ndaj hebrenjve, në periudhën më të vështirë të historisë, nga represioni nazist. Kjo është një vlerë e çmuar, e traditës sonë humanitare kombëtare, të cilën duhet ta ruajmë dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm. Por duke respektuar vlerat e të tjerëve, nuk mund të lejojmë të nëpërkëmbet historia dhe vlerat tona kombëtare. Heroizmi i popullit tonë dhe trashëgimia historike, nuk është kapital i një brezi, por është vlerë tradicionale, që e trashëgojmë në shekuj dhe duhet t’ua përcjellim brezave që vijnë.
Shpresojmë në mirëkuptimin institucional dhe publik.
Kryesia e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “LABËRIA – Nderi i Kombit”
2 boksee
Shoqata A.K. “Labëria – Nderi i Kombit “
Nuk jemi kundër ngritjes së “Muzeut Hebre” në Vlorë, por kundër ndërtimit në të njëjtin vend ku është ndërtuar dhe themeluar “Klubi Labëria”, simboli i Labërisë dhe Shtetit Shqiptar.
Godina e Klubit Labëria
Ismail Qemali, “Babai i Kombit dhe simbol i Flamurit” ishte pjesë e grupit të themelimit dhe i zgjedhur si Kryetari i Nderit i Klubit Labëria. Në godinë e Klubit Labëria u hapë Shkolla e Parë Shqipe në Vlorë dhe ajo e “Vashave” me Qëndistaren e Flamurit, Marigo Posio, ku janë hedhur themelet e Pavarësisë..



