Bllokuan rrugën gjatë protestës së djeshme, Policia gjobit 21 protestues
Policia ka marrë masa administrative ndaj 21 personave, të cilët akuzohen se kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë.
Sipas njoftimit të Policisë, protestuesit kanë penguar lëvizjen e mjeteve, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor gjatë zhvillimit të tubimit.
Pas evidentimit të shkeljeve, uniformat blu kanë identifikuar 21 pjesëmarrës dhe kanë vendosur ndaj tyre masa administrative në formën e gjobave.
Policia bën me dije se kontrollet dhe monitorimi i tubimeve do të vijojnë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe shmangien e pengesave në qarkullimin rrugor.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë masa të tjera ndaj personave të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës së djeshme.


