Aktualitet

Evazion fiskal dhe kontrabandë karburanti, SPAK dhe BKH kontrollon kompaninë Bolv Oil

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer kontrolle ditët e fundit në kompaninë Bolv Oil, në pronësi të biznesmenit Behar Çukaj.

Kontrollet janë bërë pas dyshimeve për disa vepra penale, përfshirë evazion fiskal, mashtrim me TVSH, kontrabandë karburantesh dhe pastrim qindra milionë eurosh.

SPAK, në bashkëpunim me Bordin e Kontrollit të Hipotekave (BKH), ka inspektuar aktivitetin e kompanive “Bolv Oil” dhe “Olsi”, për të hetuar më thellë rreth këtij rasti dhe për të zbuluar shtrirjen e mundshme të veprimtarive të dyshuara kriminale.