Politikë

Berisha: Ne jemi në komisionin e “Territoriales”, mos besoni gënjeshtrat e mazhorancës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot gjatë një prononcimi jashtë Kuvendit se parlamenti është shndërruar në mburojë të vjedhjeve dhe krimit, ndërsa shtoi se qeveria po bën “grusht shteti ndaj drejtësisë”, me rastin e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Berisha theksoi se në datën 10 shkurt, Rama do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët.

“Është sot koha më shumë se kurrë. 10 shkurti të shndërrohet në ditën e viganit, në ditën e uraganit të fuqishëm të lirisë, të shqiptarëve dhe të përmbysjes së këtij regjimi të urryer që nuk ndjek asnjë ligj, parim dhe as Kushtetutë”, tha Berisha.

I pyetur për pjesëmarrjen e PD në komisionin e posaçëm të Reformës Territoriale, Berisha tha se opozita është dhe do të mbetet pjesë e komisionit, duke mohuar bojkotin dhe duke i cilësuar pretendimet e mazhorancës si manipulime.

“Ne jemi në komision. Duan të na përjashtojnë fare? Le ta bëjnë. Në asnjë mbledhje nuk janë njoftuar anëtarët e opozitës. Janë që të gjitha manipulime të Edi Ramës, sepse do t’na spostojë. Ne kemi qenë dhe jemi në komisione. Nuk ka asnjë diskutim.”