Aktualitet

Ditën armiq, natën miq? Dosja Balluku trondit edhe opozitën!

Një hetim mbi dosjen ‘Balluku’ zbulon lidhje të dyshimta mes pushtetit dhe opozitës, duke tronditur skenën politike.

Dosja “Balluku” nuk po ngre pikëpyetje vetëm për qeverinë, por edhe për marrëdhëniet mes pushtetit dhe opozitës. Një investigim hedh dyshime mbi lidhje interesash mes ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe figurave të Partisë Demokratike.
Në qendër të debatit janë komunikimet e zbardhura nga hetimet e SPAK, tenderat publikë dhe heshtja e opozitës për disa prej tyre.
Në dosje përmenden kompani që kanë përfituar kontrata publike gjatë qeverisjeve të ndryshme, si dhe një komunikim ku Balluku i kërkon Evis Berberit të presë me dashamirësi deputetin demokrat Arbi Agalliu për çështje pronash në Vlorë.
Ndërkohë, Gazment Bardhi ka akuzuar publikisht SPAK-un për standard të dyfishtë pas vendimit të 16 nëntorit për dërgimin e Ballukut në gjykatë.
Pyetja mbetet: A janë qeveria dhe opozita kundërshtare vetëm përpara kamerave, apo dosja Balluku do të zbulojë edhe interesa që i bashkojnë?
Sepse në politikë, ajo që thuhet në podium nuk përputhet gjithmonë me atë që ndodh pas dyerve të mbyllura.