Politikë

Buxheti/ Kryeministri Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e PD largohen nga salla

Partia Demokratike ka braktisur sallën e Kuvend, teksa kryeministri Edi Rama shkoi në Foltore për fjalën e tij.

Deputetët demokratë u ngritën të gjithë, bashkë me kryetarin Sali Berisha dhe largohen ndërsa shefi i qeverisë nisi fjalën e tij.

Kujtojmë që sot është në rend dite diskutimi për Paketën Fiskale dhe për Buxhetin e vitit 2027, të kundërshtuar nga demokratët.

Largimi në shenjë revolte, pasi Partia Demokratike e cilëson Buxhetin e vitit 2027 si një buxhet të korrupsionit dhe jo të qytetarëve.

Ndërkohë, në Kuvend kanë vijuar të qëndrojnë deputetët e ‘Mundësia’, kryetari Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri.

Më herët, Niko Peleshi u tërhoqi vëmendjen të dyve, pasi po flisnin nga vendi dhe po pengonin punimet e seancës.