E ardhmja e Bruno Fernandes në dyshim, Milani monitoron situatën e kapitenit të Manchester United
E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori portugez nuk ka pranuar dy ofertat e klubit anglez për rinovimin e kontratës, duke shtuar pikëpyetjet për vazhdimësinë e tij në “Old Trafford”.
Sipas raportimeve të mediave sportive, interes për shërbimet e 32-vjeçarit ka shfaqur edhe Milani, i cili po monitoron nga afër situatën e tij kontraktuale. Kuqezinjtë e shohin portugezin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën.
Një faktor që mund të ndikojë në këtë histori është trajneri Ruben Amorim, i cili e njeh mirë Fernandesin nga periudha e tyre e përbashkët te Manchester United dhe do të mirëpriste mundësinë e bashkëpunimit me të në Milano.
Vetë lojtari raportohet se nuk e përjashton rikthimin në kampionatin italian, ku më parë ka luajtur me fanellat e Udineses dhe Sampdorias.
Kontrata aktuale e Fernandes përfundon në verën e vitit 2027, por Manchester United ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një sezon tjetër. Pavarësisht interesimit të Milanit, një transferim nuk konsiderohet i lehtë, veçanërisht për shkak të pagës së lartë të mesfushorit.
Për momentin, nuk ka një ofertë zyrtare, ndërsa e ardhmja e kapitenit portugez pritet të varet nga negociatat për rinovimin dhe planet e Manchester United.


