Sport

Të enjten, sy e veshë në Varshavë për fitoren kuqezi

KOMBËTARJA/ Gjithçka rreth sfidës me polakët, “zbardhet” sot në këtë speciale të gazetës “Telegraf”  

Pasi u rendit në vëndin e 2-të në Grupin K kualifikues për Botërorin 2026, ditën e enjte më 26 mars, ora 20:45, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në stadiumin “PGE Narodovy”, në një nga sfidat më të rëndësishme të historisë së saj, e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026. Pas shpalljes së listës me 26 lojtarët e grumbulluar, trajneri Silvinjo shpjegoi zgjedhjet e tij për këtë grumbullim, nga risitë te mungesat, rikthimet e Ernest Muçit dhe Anis Mehmetit, si dhe pritshmëritë për përballjen e parë ndaj Polonisë. Duke ju referuar fjalëve të tij, se: “… Si trajner nuk më pëlqen të qaj dhe të ankohem. Rei Manaj është një futbollist emblematik për ekipin, vendin, federatën, ka bërë shumë mirë me ne. Për fat të keq edhe Daku nuk ka asnjë minutë në 2026. Atëherë përshtatesh, ku edhe kemi 2-3 lojtarë që vijnë dhe jam shumë i lumtur padyshim edhe për ta. Sa i përket Pllanës e Pilos, prej kohësh jemi pas tyre duke i analizuar …”, këtu duket qartë se sulmi do jetë “thembra e Akilit” në këtë sfidë. Braziliani ka besim dhe është i  bindur tek grupi i 26 lojtarëve që ka grumbulluar, ndërsa situatën e mungesave nuk e shpreh si një qarje nga ana e tij. Në këtë listë grumbullimi, trajneri ka afruar dy emra të rinj në mbrojtje, Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, për të cilët nuk mendon se janë thirrur se mbrojtja ka problem. Krenaria e trajnerit për këta emra të grumbulluar nga dita e djeshme, mbetet zgjedhja më e mirë, pasi ai ka vëzhguar 30-32 lojtarë, për të cilët shpreh bindjen se me 26 lojtarët mund të ecin para. Ndërsa duke u nisur nga bilanci mes dy skuadrave, Polonia është dukshëm në avantazh, ku në  ndeshje ka fituar 10, ka barazuar 3 dhe ka humbur 2 ndeshje, me golavarazhin pozitiv në favorin e saj 20:10. Ndoshta ky tregues nuk do të jetë me ndikim për skuadrën tonë kombëtare, e cila duke mbyllur sytë para saj, të luftojë në fushë që të realizojë ëndrrën për Botëror. Nga dita e djeshme, Kombëtarja shqiptare është e grumbulluar në “Shtëpinë e Futbollit” pranë FSHF-së, ndërsa ditën e mërkurë do të ushëtojë drejt Polonisë, për të qënë e gatshme ta sfidojë kundërshtarin ditën e enjte në ora 20:45, në stadiumin PGE Narodovy.

 

Poloni-Shqipëri, e enjte 26 mars 2026, ora 20:45, stadiumi “Narodovy Arena”

LISTA ZYRTARE E POLONISË

Portierë: Dragovski, Koshalski, Grabara, Mrozek

Mbrojtësa: Bednarek, Bereszynski, Kash, Kedziora, Kivior, Pyrka, Visnievski, Ziolkovski

Mesfushorë: Grosiçki, Kaminski, Moder, Pietuszevski, Rozga, Skoras, Slisz, S. Szymanski, Zalevski, Zielinski

Sulmuesa: Levandovski, Pietake, Zviderski

Trajner: Jan Orban

 

BILANCI MES TYRE

Ndeshje                       15

Fitore Polonia  10

Barazime                     3

Fitore Shqipëria           2

Golavarazhi          20:10

LISTA ZYRTARE E SHQIPËRISË

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani

Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja

Trajner: Silvinjo

 

Nga ftesa tek festa, Pilo më i miri i javës

Trajneri Silvinjo pritet të ketë “armë” shtesë në repartin e mbrojtjes, aty ku Shqipëria ka qenë e “blinduar” në kualifikueset e Botërorit. Një ndër risitë për mbrojtjen është edhe Stavro Pilo, i cili në fundjavë e festoi ftesën te Shqipëria në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fundjavë ai kontribuoi me asist në fitoren e AEK-ut, duke u zgjedhur edhe në formacionin e javës në Superligën greke.

Dy risitë

Dy emrat e rinj në listën e Silvinjos janë: 24 vjeçari Bujar Pllana, që luan si  qëndërmbrojtës me Leh Gdansk në Poloni, dhe 25 vjeçari Stavro Pilo që luan si mbrojtës i majtë në Greqi me AEK të Athinës. Dy profile komplet të ndryshme që i japin opsione të reja Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë

POLONIA

Luajti në Grupin G

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       P

1.Holanda                   8          20

2.Polonia                    8          17

3.Finalanda                 8          10

4.Malta                        8          5

5.Lituania                    8          3

 

SHQIPËRIA

Luajti në Grupin K

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       P

1.Anglia                      8          24

2.Shqipëria                 8          14

3.Serbia                       8          13

4.Letonia                     8          5

5.Andorra                    8          1

 

Deklarata e Hysaj dje: Nëse kalojmë Poloninë, kemi ndeshjen e jetës

Mbrojtësi i Kombëtares Elsedit Hysaj ka dalë dje në konferencë për shtyp, së bashku me Qazim Laçin. Shkodrani u shpreh se do e kalojmë Poloninë. “Është një ndeshje e vështirë, Polonia është një skuadër e fortë me shumë emra. Por kemi rastin e vetëm që mund të na çojë në Botëror, një mundësi e vetme ku do japim maksimumin. Jemi pak pafat, se herët e tjera kanë kaluar skuadrat e para dhe e dyta në Botëro. E kemi në dorë ne që ti falim Shqipërisë një Botëror të bukur. Nëse kalojmë Poloninë, kemi ndeshjen e jetës. Do e bëjmë me zemër siç kemi bërë çdo ndeshje tjetër, dhe do bëjmë krenar sa më shumë shqiptarë”.

Deklarata e Laçit dje: E meritojmë Botërorin, do bëjmë diferencën

Edhe mesfushori i Kombëtares Qazim Laçi, foli dje në konferencën e zakonshme për mediat. Ai deklaroi se do të japin maksimumin, se e ëndërrojnë për Botërorin.  “Me Poloninë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse ata kanë lojtarë me cilësi. Por ne do luajmë në mesfushë, do mundohemi të mbajmë lojën sa ta stabilizojmë, do përgatitemi nga motivimi. E dimë që është një tek ndeshje dhe duam ta mbarojmë ndeshjen sa më shpejt dhe në këtë mënyrë do të sulmojmë. Po flasim për një ndeshje kualifikimi në Botëror ku detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Ne duam ta mbarojmë sa më shpejt me fitoren tonë”.