E rëndë/ Përdhunoi një grua, shpallet në kërkim 52-vjeçari në Lezhë!
Një ngjarje tronditëse vjen nga Lezha.
Efektivët e këtij qyteti kanë shpallur në kërkim një 53-vjeçar.
Ai dyshohet për përdhunim, burri dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj.
Punohet për kapjen e 52-vjeçarit.
