Aktualitet

Nis në GJKKO seanca ndaj Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë, kryebashkiaku mungon, përfaqësohet nga Plarent Ndreca si avokat

Nis seanca e themelit e gjyqit ndaj Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë.

Raportohet se në seancën e dytë të themelit  nuk është prezent kryebashkiaku Veliaj, i cili ka depozituar një deklaratë ku thotë se dëshiron që të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish deputet i PS.

Të pranishëm në këtë seancë janë dy prokurorët e SPAK, si dhe avokatja e caktuar nga shteti, Valentina Teodoresku.