Aktualitet

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa dhe largohet

Një incident është raportuar nga një qytetar në qytetin e Durrësit, ku një kosh mbeturinash është përfshirë nga flakët.

Sipas dëshmisë së tij, në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, por ajo ka hasur një problem teknik, pasi pompa e ujit nuk ka funksionuar dhe nuk është bërë e mundur ndërhyrja për shuarjen e zjarrit.

Qytetari thekson se, për shkak të kësaj situate, forcat zjarrfikëse janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë koshin të digjet.

Mesazhi i qytetarit:

Ne durres ka marr zjarr koshi ka ardh zjarrfiksja edhe nuk i ndizet pompa qe te hedhi uj. Edhe ne fund u larguan e lan te digjet