Mentor Hima emërohet administratori i ri i OSHEE
Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i cili zëvendëson Enea Karakaçi, pas emërimit të këtij të fundit në krye të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.
Emërimi i Himës është bërë gjatë ditës së djeshme dhe shënon një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e një prej institucioneve kyçe të sektorit energjetik në vend, në një kohë kur menaxhimi i energjisë mbetet një prioritet strategjik.
