“60 mijë faqe në 12 orë?”, avokati zbulon procedurat e dyshimta: I janë futur Veliajt në qeli…
Një element që ngre dyshime në çështjen e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, sipas avokatit Plarent Ndreca, është mënyra se si janë administruar materialet e dosjes.
Ai ngriti pikëpyetje mbi përgatitjen e një volumi të madh dokumentesh në një kohë shumë të shkurtër.
“Si kanë arritur të fotokopjojnë për më pak se 12 orë 60 mijë faqe… ne nuk e kuptojmë.”, tha Ndreca për emisionin Breaking në Top News.
Sipas tij, kjo situatë lë vend për dyshime serioze:
“O këta e kanë ditur se çfarë vendimi do marrë gjykata paraprakisht, ose është vënë në dispozicion e gjithë sekretaria e SPAK për të punuar të gjithë së bashku.”
Ndreca foli edhe për mënyrën e dorëzimit të materialeve, duke e cilësuar të parregullt:
“Kanë shkuar në qeli, pa njoftuar avokatin dhe i kanë thënë ‘ndaç merri, ndaç mos i merr’. ”
Ai theksoi se këto veprime tregojnë një qasje problematike:
“Kjo nuk është sjellje e një institucioni që vepron sipas rregullave… por e disa individëve që kanë thyer rregullat e paraburgimit, sepse kanë shkuar në qeli ku nuk lejohet askush të hyjë”
Sipas tij, të gjitha këto elemente krijojnë perceptimin për një proces të nxituar:
“Unë mendoj që në këtë pikë, këto janë tregues të një nxitimi, i cili nuk ka për qëllim për ta bërë këtë çështje të drejtë, por ka për qëllim për të bërë një statistikë të radhës dhe për të ndërtuar një fitore pa filluar akoma loja.
