Sherr me sende të forta mes disa persoanve në Lezhë, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Besëlidhja”, në qytetin e Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes ai është goditur me sende të forta, duke pësuar lëndime. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta, konkretisht për një vend parkimi – një konflikt i zakonshëm që degradoi në dhunë fizike.
Pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë, duke shoqëruar disa persona për verifikime. Dy prej tyre janë proceduar penalisht, ndërsa i plagosuri ka bërë kallëzim pranë autoriteteve. Identitetet e të përfshirëve nuk janë bërë ende publike.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ngjarjen.
