Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Korçë: Adoleshentja tenton të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit (hera e 3 që tenton vetëvrasjen)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një adoleshente ka tentuar të hidhet nga kati i trtetë i një pallati.

Ky veprim është ndërmarrë prej saj për herën e tretë tashmë, pasi kujtojmë se dy ditë më parë ajo tentoi të hidhej nga dritarja e banesës së saj dhe rreth 3 muaj më parë kishte tentuart të hidhej nga kati i tretë i të njëjtit ballkon.

Ka qënë një i ri i cili duket të hyjë me shpejtësi në hyrjen e pallatit, dhe sipas raportimeve paraprake ka qënë ai që ka parandaluar fatkeqësinë duke shpëtuar vajzën.

Po ashtu raportohet se kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat kanë ndërhyrë.

Kujtojmë se kur adoleshenjta tentoi të vetëvritej për hetë të dytë u raportua se shkak është bërë fakti se ajo është ndjerë e turpëruar pas konflikteve të vazhdueshme mes nënës së saj dhe personave të tjerë në lagje, gjë e cila ka ndikuar më pas në krijimin e zënkave me të dhe më vonë ka ndërmarrë veprimin e rëndë.

Po ashtu mësohet se familja jeton në kushte të vështira ekonomike, ndërsa babai ndodhet në burg.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet në lidhje me shakqet që kanë ndikuar adoleshenten të ndërmarrë veprimin e rëndë.