Gazetarja e Le Point ‘gozhdon’ Edi Rama, Burimi zbulon prapaskenat: S’kemi nevojë për ‘kalë Troje’ në BE
Gazetari i Radio Francë, Genc Burimi, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për intervistën e dhënë nga kryeministri Edi Rama për revistën prestigjoze evropiane franceze, Le Point me gazetaren e mirënjohur Anne Nivat.
Sipas Burimit, intervista, e realizuar për revistën prestigjioze “Le Point”, nxori në pah një dinamikë ku Rama u vu në vështirësi nga pyetjet direkte dhe këmbëngulëse të gazetares veterane.
Burimi theksoi se gazetarja e vuri Ramën në “kurthe” të njëpasnjëshme në lidhje me politikën e jashtme.
Gjithashtu gazetari Burimi u shpreh se në çdo pikë të diskutimit, nga Irani te Ballkani i Hapur, kryeministri Rama u gjend në pozita mbrojtëse, duke u përballur me një gazetare që nuk pranonte shmangie dhe që kishte ardhur e përgatitur për të diktuar ajo axhendën e bisedës.
Në fund, analiza konkludon se Rama mbeti “shamat”, i paaftë për të imponuar shfaqjen e tij të zakonshme mediatike.
Biseda në studio:
Burimi: An Nivan është një star në Francë, po jo si ‘starët’ italianë, që janë kështu të shout. An Niva është grand reporter, është gazetare femër, që ka mbuluar konfliktet më të egra në botë. Ka mbuluar Çeçeninë, luftën e parë dhe sot e kemi në televizionin francez gati çdo darkë që mbulon Iranin, mbulon Ukrainën. Është një njohje e thellë gjeopolitike, që është një hard top, që nuk ka pikë kompleksi dhe kur e pashë në Tiranë An Niva, s’ka mundësi thashë. Pashë ca pjesë e thashë, Rama kujtoi se do bëjë shoun e tij. Cili është shou i Ramës? Është gjithmonë që Rama është ai që e dikton tempon e intervistës.
Meço: Po.
Burimi: Është ai që thotë atë që do të thotë. Po ra përballë një gazetareje që do ajo çfarë do të thotë dhe do të pyesë. Ajo erdhi për një elektorat, për një lexues, Le Point është një revistë e njohur franceze, konservatore, euroskeptike. Nuk do të thoja antiamerikane, po amerikanoskeptike. Pra, Anivaja erdhi te Rama për t’i ofruar lexuesit francez, që është tashmë euroskeptik, atij të Le Point, që është tre herë më tepër akoma, këtë vend, doni ju në Evropë? Domethënë ajo erdhi ta fuste Ramën në kurthe, me politikën ndërkombëtare. Me Iranin, me Amerikën, me Evropën, me OKB-në, dhe në të gjitha pikat, ai ngeli shah-mat. E pyeste, kjo… do t’i japësh, do t’i kesh, do t’i japësh dhe ti vetë. Por i thoshte, ti do të hysh në Evropë? Po. Po Evropa sot është kundra luftës në Iran. Si e bën ti këtë gjë? Gabim e ke o vëlla. O ne jemi në Evropë, ne bëjmë çfarë duam. Ti, ti do të hysh në Evropë thotë. Ne s’kemi nevojë për ‘kalë Troje’. Si e justifikon ti luftën në Iran? Po thotë, është, Irani tha, është, është vend terrorist, tha, duhet të… mirë bë që u sulmua. Ashtu tha kjo? Po ti tha, ti ke muxhahedinët në Tiranë tha, të Iranit tha. Po tha, dhe filloi ky të flasi, ne kemi pritur çifutët dhe foli për hebrenjtë. Foli për hebrenjtë nja gjysmë ore. I thotë kjo, ore unë s’të pyeta për hebrenjtë. Të fola për muxhahedinët. Po tha, i presim, i kemi marrë për mikpritje. I kemi marrë për mikpritje? I ke marrë tha, se ti je tha, i bindesh Amerikës tha. Se po t’i prisje për mikpritje tha, ti do t’i kishe dhënë dhe drurin muxhahedinëve. Ngeli ky. Dhe drurin tha. Policinë tha. E rrahu tha. Po ti do t’i thuash popullit tënd tha, që Irani sot tha, juve ju ka kërcënuar tha, t’ju çojë raketa për shkak të muxhahedinëve. Çfarë do bësh ti? Na mbron NATO tha. Po të mbron NATO. Domethënë, kjo i kërkonte llogari në punën që ti shet mend me NATO-n tonë. Domethënë ky shkon provokon iranianët dhe kërkon mbrojtjen prej neve. Një pikë. Ose e pyeti për shembull, e pyeti për OKB-në. Pse tha ti ke bërë Bordin e Paqes? Po tha, se tha, është një popull i madh dhe do të shkosh. Po ti do të hysh në Evropë thotë, ti ç’punë ke ti? Evropa nuk e do Bordin e Paqes atë. Ti pse shkon atje? Ëhë. Pse se tha, ëh, po çfarë tha, ai tha, nuk do OKB-në tha, Trumpi. Pse duhet ta dojë Trumpi tha? E do apo s’e do OKB-në? Putini tha këtë gjë. Ore unë s’të pyeta për Trumpin, thotë, të pyeta për Putinin. Po, ja tha këto gjë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur e pyeti.
