Politikë

PD zgjedh kryetarët e degëv në Elbasan dhe Durrës mes polemikave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Elbasan, ku me shumicë votash është shpallur fitues Alis Narazani, me 477 vota.

Ai është ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025.

Në garë për drejtimin e degës ishin pesë kandidatë: Durim Çekrezi, i cili drejtonte përkohësisht degën pas largimit të Blendi Himçit; Elior Vila, pedagog, Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete, Sokol Shkëlzeni, me eksperiencë të gjatë në strukturat e Partisë Demokratike, si dhe Alis Narazani, fitues i garës.

Kujtojmë se nga lista u hoqën  drejtuesja e grupit në Këshillin Bashkiak, Doris Madhi, Rudina Alla, kryetare e forumit demokrat të Gruas, Zheni Gjergji, pasi u emërua drejtoreshë në Spitalin e Elbasanit dhe Alesia Balliu, e cila ka shpallur publikisht ambicien për t’u regjistruar dhe kandiduar në garën për kreun e PD, përballë Berishës.

Po ashtu edhe në Durrës ka përfunduar gara për kreun e PD, me zgjedhjen e Osman Stafës në krye të demokratëve të qytetit bregdetar.