Aktualitet

“Jam shtatzënë, kam komplikacione”, GJKKO ndryshon masën e sigurisë ndaj Ajola Xoxës!

GJKKO ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi lehtësim të masës duke argumentuar se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit.

Aktualisht ndaj Xoxës, që nga shkurti i vitit të kaluar janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025 kur u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj janë ngritur 13 akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.

Kryebashkiaku i ka kundërshtuar, teksa aktualisht ka nisur edhe procesi gjyqësor në GJKKO, ku janë mbajtur seancat e para. Për shkak të gjendjes shëndetësore prej shtatëzanosë, bashkëshortja e kryebashkiakut përfaqësohet nga avokati.