Aktualitet

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT dhe i bllokon pasaportën biznesmenit Pandeli Carapuli

Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri. Pezullimi i tij është bërë para disa ditësh.

Hetimet vijojnë të thellohen për një skemë të dyshuar abuzimi me lejet dhe ndërtimet në kryeqytet.

Masa e sigurisë është vendosur me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo, i cili ka paraqitur prova dhe dyshime se Sheqeri ka lejuar ndërtime të paligjshme brenda një kompleksi banimi në pronësi të ndërtuesit të njohur Pandeli Carapulit.

Ndaj këtij të fundit është caktuar gjithashtu masa e bllokimit të pasaportës, për të penguar largimin nga vendi.

Me të njëjtin vendim, gjykata ka shpallur në kërkim edhe dy inspektorë të IMT-së, duke ngritur  dyshime për një rrjeti të strukturuar brenda institucionit, i cili në vend të zbatimit të ligjit, mund të ketë toleruar ose favorizuar ndërtime pa leje.

Ndaj Sheqerit rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.