Politikë

“PD është një hale dhe jo parti” – Gazment Bardhi i përgjigjet Edi Ramës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në njësinë 7, se PD është një “hale” dhe jo parti.

Me anë të një potimi në Facebook, Bardhi shkruan se mbi 500 mijë votues nuk janë “hale”, por janë qytetarë që e dinë se në krye të qeverisë është dikush që i vjedh çdo ditë. Bardhi thekson ndër të tjera, se kjo e Edi Ramës nuk është gjuhë politike, por është urrejtje.

“Një përgjigje e detyruar për Kryeministrin. Mbi 500 mijë votues nuk janë “hale”. Janë qytetarë që e dinë se në krye të qeverisë është dikush që i vjedh çdo ditë.

Kjo e Edi Ramës nuk është gjuhë politike, është urrejtje, për të cilën kam vetëm neveri. Por për dikë që e ka kokën në nga korrupsioni dhe po qelb Shqipërinë, gjithçka dhe kushdo i duket hale. Turp!” – shkruan Bardhi.