Aktualitet

U dënua nga Apeli i GJKKO-së, Jorgo Goro rikthehet në burg

Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ndodhet aktualisht në Komisariatin e Vlorës pasi policia ekzekutoi mbrëmjen e djeshme urdhër-vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg”.

Jorgo Goro duhet të rikthehet në qeli vetëm 7 muaj pas lirimit nga burgu, pas një vendimi të formës së prerë të Apelit të Posaçëm të GJKKO-së.

Pas konfirmimit të dënimit me 2 vite burg (të reduktuara në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar), SPAK ka bërë përllogaritjen e kohës së vuajtur në paraburgim dhe ka dalë në përfundimin se Goros i mbeten edhe 6 muaj e 10 ditë për të shlyer.