Sport

Merkato në Serie A/ Negociatat Barcelona-Bastoni vazhdojnë, buzëqesh edhe… Juventusi

Çdo negociatë midis Interit dhe Barcelonës për shitjen e Alessandro Bastoni mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek planet e Juventusit në merkato.

Blaugrana po konsideron si alternativë për mbrojtësin e Interit Marcos Senesi, një objektiv i njohur për Bianconerët.

Argjentinasi, 28 vjeç, do të lirohet si transferim i lirë nga Bournemouth dhe po tërheq shumë interes. Juventus është ende në garë, pavarësisht kërkesave të larta të lojtarit, të cilat përfshijnë një pagë prej të paktën 4 milionë eurosh.

Megjithatë, konkurrenca është e fortë: përveç klubeve kryesore të Premier Ligës, sidomos Liverpool, edhe Barcelona po e ndjek nga afër situatën dhe është e gatshme të ndërhyjë për ta siguruar lojtarin.

Ekspertët e merkatos paralajmërojnë se e ardhmja e Bastonit mund të ndikojë në strategjinë e Juventusit, i cili po përballet gjithashtu me negociatat për Bernardo Silvën.