Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Atmosferë e ndezur në mesjavë, 25 trofe në dy gjysmëfinalet

Pasi në fillimin e muajit mars u njohën me shortin e ndeshjeve gjysmfinale në Kupën e Shqipërisë 2025-2026, të mërkurën datë 8 prill 2026, katër skuadra të Superiores do të kërkojnë që ta mbrojnë sezonin në këtë kompeticion që të çon edhe në Europë. Dinamo City-Vllaznia dhe Egnatia-AF Elbasani, janë dy çiftet gjysmëfinalistë që ditën e mërkurë do të sjellin emocionet e këtij  trofeu, i dyti për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Në historinë e tyre, të katërta këto skuadra janë fituese të Kupës së Shqipërisë, me Dinamon që e ka fituar 14 herë, Vllaznia 7 herë dhe Egnatia me Elbasanin nga 2 herë. Tirana është fituesja e parë e trofeut të Kupës së Shqipërisë në vitin 1939, dhe e fundit është Dinamo në vitin 2025. Pra, në këto gjysmëfinale janë 25 kupa të fituara nga këto katër skuadra. Të dyja çiftet, Dinamo-Vllaznia dhe Egnatia-Elbasani, nuk janë ndeshur asnjëherë në finale mes tyre për trofeun e Kupës, ndërsa në turin e 1/8-va të gjitha këto kanë eliminuar edhe skuadra fituese, si Tirana, Partizani dhe Teuta. Duke ju referuar tabelës së renditjes në Abissnet Superiore në 30 javët e luajtura, të katërta këto skuadra janë në luftë për një vënd në zonën “Final 4”. Ndeshjet e para për të dyja këto sfida, do të luhen të mërkurën e 8 prillit, në ora 18:00.

Ecuria e gjysmëfinalistëve

DINAMO CITY

Turi i 1/8 e finaleve

Dinamo City-Besa                  3-0

Turi i 1/4 e finaleve

Tirana-Dinamo C        0-2       0-2

VLLAZNIA

Turi i 1/8 e finaleve

Vllaznia-Pogradeci      1-0

Turi i 1/4 e finaleve

Bylis-Vllaznia 0-1       1-2

Gjysmëfinalet e para/ E mërkurë, 8 prill 2026

Dinamo C-Vllaznia   18:00     Egnatia-AF Elbasani   18:00

Ecuria e gjysmëfinalistëve

EGNATIA

Turi i 1/8 e finaleve

Egnatia-Apolonia                    1-0

Turi i 1/4 e finaleve

Teuta-Egnatia  1-2       0-0

AF ELBASANI

Turi i 1/8 e finaleve

Elbasani-Flamurtari     2-1

Turi i 1/4 e finaleve

Elbasani-Partizani       0-1       3-1