Aktualitet

Reforma në Drejtësi është katandisur në egon personale të Ina Ramës dhe Sokol Çomos

Anëtarët e KPA dhe KPK, nga misionarë të Drejtësisë janë kthyer në militantë të partisë në pushtet dhe mbrojtës të trafiqeve dhe korrupsionit.  Reforma në Drejtësi prodhoi ato probleme që kishin paralajmëruar ekspertët së bashku me Venecian, ku gjyqtarët dhe prokurorët do viheshin në shërbim të politikës dhe mbrojtës të korrupsionit qeveritar. Ai që do ketë pushtetin do ketë edhe Vetting-un,- thonte Venezia në paragrafin 98-100 në përgjigje të pyetjeve tona në vitin 2015.  Dhe ashtu doli! Që në fillim u tha se anëtarët e Vetting-ut të KPA dhe KPK, nuk mund të Vetting-onin të tjerët, pa u vetinguar vetë. Por kjo u refuzua me arrogancë, dhe u bë kompromis vrastar për reformën, sepse u gjetën me probleme që janë lehtësisht të shantazhueshëm. Dhe janë më shumë se 5 që kanë probleme. Ështe e paimagjinueshme se si mund të mbrohen anëtarë Vetting-u, të cilët kanë falsifikuar prova, janë me mesatare 5, kanë fshehur të dhënat, pronatapo kanë falsifikuar diplomat e gjuhës së huaj. Nuk kanë deklaruar pasuri, tatime, kanë lidhje të afërta bashkëjetese me njerëz me rekorde të tmerrshme kriminale. Kush i mbron!? Dhe pikërisht këtë analizë të bërë më 2017, e shohim sot më 2026 si pjesë të dështimit të Vettingut , ku Sokol Çomo dhe Ina Rama ngjisin shkallët për t’i bërë presion KLGJ-së , pasi kërkojnë që: Ina Rama të emërohet si Kryetare e Apelit të GJKKO (SPAK). Por, përpara se të kërkoj këtë post të shikoj papajtueshmërinë e funksionit në KPA me përcaktimin kushtetues, nëse ka qënë bashkëpuntore e SHISH,sikurse e nxorën mediat pas hakerimit të SHISH, a ka pas lidhje private me persona me rekorde kriminale, po me banesat marramendëse tek ‘Rruga e Kosovarëve’. Ndërsa Sokol Çomo si ushtar partie, funkionar i organizatave sorosiane etj, kërkon të emërohet Kryetar i Apelit Civil.