Rama inspekton punimet në Lezhë, rruga e re lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë-Tiranë
Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme ka inspektuar në Lezhë, rrugën e re që lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë-Tiranë.
Një investim 6.3 km e gjatë, i cili do ti japë një impuls të ri zhvillimit të turizmit në këtë zonë, që çdo vit e më shumë po tërheq mijëra vizitorë.
Paralelisht me investimet në infrastrukturën rrugore, po realizohet dhe projekti për Ujësjellësin e ri në Kodër-Marlekaj për 5 mijë banorë, dhe për rehabilitimin e kanalizimit të ujërave të bardha dhe të zeza, investim që do të zgjidh një herë e mirë situatën e përmbytjeve në këtë zonë.

