Sport

LIVE Real-Bayern/ Nis finalja e parakohshme në ‘Bernabeu’, të dyja skuadrat në fushë për fitore

Çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve ofrojnë një përballje që shumë analistë e cilësojnë si “finale e parakohshme”: Real Madrid do të ndeshet me Bayern Mynih, dy skuadra që konsiderohen pretendente kryesore për titullin.

Madrilenët, edhe pse nuk ndodhen më në vitet e tyre më të forta, kanë gjithmonë performanca solide në Champions League dhe do të kërkojnë të tregojnë përsëri dominimin e tyre në një ndeshje klasike ndaj bavarezëve.

Bayern Mynih, nga ana tjetër, po kalon një moment të shkëlqyer në kampionat dhe synon të shtrijë këtë formë edhe në Europë, me ambicien e qartë për të fituar trofeun e prestigjioz.

Takimi pritet të jetë një përballje e fortë taktike dhe fizike, që mund të vendosë shumë për fatin e turneut.

LIVE:

Real Madrid 0-0 Bayern Mynih

RASTET KRYESORE:

18′ Mbappe pason për Vinicius, me këtë të fundit që godet në hyrje të zonës me të djathtën, por Neuer reagon si duhet për t’i mohuar golin.

16′ Mbappe merr një top në zonë, por tentativa e tij ndalet nga Neuer.

9′ Kane lë një top në zonë për Upamecanon, i cili me portën thuajse bosh nuk godet si duhet dhe humb shansin për të kaluar në avantazh bavarezët. (Video)

1′ Starton sfida në “Santiago Bernabeu”!

FORMACIONET ZYRTARE: