Dritan Demiraj: Institucionet e Maqedonisë së Veriut të tregojnë vendosmëri reale për barazi pa dallim etnie
“Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit . Heshtja apo zvarritja përballë një kërkese të drejtë vetëm sa e përkeqëson situatën.Partitë politike Shqiptare në Maqedoni tashmë të diskretituara prej shumë vitesh kanë shitur interesat kombëtare dhe janë kthyer në vegla shërbëtore të Serbisë dhe Maqedonisë. Sigurisht që baza e tyre e mbështetjes është politika anti-shqiptare e Rilindjes në Tiranë.
“Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe shprehin mbështetjen e plotë për kërkesat legjitime të studentëve shqiptarë për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Kjo nuk është thjesht një çështje teknike, apo administrative është një test i drejtpërdrejtë i shtetit të së drejtës, i barazisë para ligjit dhe i respektimit të të drejtave themelore të një komuniteti shtetformues.
Për këtë arsye, bëjmë apel të fortë dhe të qartë për zbatim të menjëhershëm dhe të drejtë të ligjit, në mënyrë që të shmangen tensionet e panevojshme dhe të ruhet stabiliteti institucional në vend.
Studentët shqiptarë kanë dëshmuar qytetari të lartë duke marshuar në mënyrë paqësore drejt Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar zgjidhje konkrete dhe urgjente nga ministri Igor Fillkov.
Heshtja apo zvarritja përballë një kërkese të drejtë vetëm sa e përkeqëson situatën.
Partitë politike Shqiptare nw Maqedoni tashmw tw diskredituara prej shumw vitesh kanw shitur interesat kombwtare dhe janw kthyer nw vegla shwrbetore tw Serbisw dhe Maqedonisw.
Sigurisht qw baza e tyre e mbwshtetjes wshtw politika anti-shqiptare e Rilindjes nw Tiranw, e cila vazhdon mbwshtetjen e interesave serbe nw rajon.
Edhe kryeministri Kurti duhet tw kishte mbajtur qwndrim tjeter ne lidhje me perfshirjen e tij ne politiken e partive shqiptare, duke mos lejuar pwrccarjen e tyre. Tashmw gjate muajve nw vijim do ta ndjekim mw afwr qasjen e tij nw kwtw drejtim, me qwllim qw tw kuptojnw mw mirw objektivat e tij politike nw Maqedoni.
Diaspora Shqiptaro-Amerikane mbështet fuqimisht të drejtën e tyre për arsim të barabartë, për përdorimin e gjuhës shqipe dhe për respektimin pa kompromis të ligjit.
Në këtë kontekst, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kushtetuese: Presidentit, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, Gjykatës Kushtetuese si dhe të gjitha forcave politike, shqiptare dhe maqedonase, që të veprojnë pa hezitim, me përgjegjësi të plotë shtetërore dhe me vizion, për të realizuar kërkesat e studentëve në mënyrë të drejtë dhe urgjente.
Çdo vonesë është e pajustifikueshme. Çdo shmangie është e rrezikshme.
Në një kohë kur situata gjeopolitike ndërkombëtare është më e tensionuar se kurrë, ruajtja e stabilitetit të brendshëm dhe e harmonisë ndëretnike është interes jetik kombëtar.
Ka ardhur momenti që institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të tregojnë vendosmëri reale dhe përgjegjësi shtetërore për drejtësi, për barazi dhe për të ardhmen e përbashkët të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

