GJKKO cakton datën kur do të mbahet seanca e parë për Metën dhe Kryemadhin!
Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçmeka shpallur datën kur do të nisë gjykimi për ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij dhe të tre të akuzuarit e tjerë.
Bëhet me dije se gjykimi për Metëndhe të akuzuarit e tjerë, do të nisë në 27 prill, ditë ku do të mbahet edhe seanca e parë.
Ndërsa në orën 11:00 ditën e sotme, do të shqyrtohet ankimimi i ish-presidentit, i cili kërkon një masë më të butë sigurie.
Kujtojmë që Gjykata e Posaçmevendosi në 18 Mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presdenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
Aktualisht SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

