Qeveria miraton autorizimin për KAYO-n, ministri: Dronë dhe mjete lundruese do ndërtohen në Shqipëri!
Qeveria ka miratuar autorizimin për shoqërinë KAYO për të lidhur marrëveshje me dy kompani për ndërtimin e mjeteve lundruese dhe dronëve luftarakë në Shqipëri.
“Po krijohet shtrati pas kaq kohësh për ndërtimin e mjeteve lundruese në Shqipëri”, tha në një konferencë për mediat ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.
KAYO është autorizuar të negociojë dhe të lidhë kontrata me dy shoqëri, që sipas ministrit do të jenë italiane.
“Marrëveshja ende e pa përfunduar. Kjo do të jetë një nxitje për industrinë ushtarake, për vendet e punës”, shtoi ai

