Aktualitet

“Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai (Gëzim Hoxha) i Ministrit të Jashtëm (Ferit Hoxha) fiton tender me ofertën më të lartë nga KQZ!

Njëri vëlla nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, për disa vepra të rënda penale, ndër të tjera pjesëmarrje në grup kriminal, teksa vëllai tjetër drejton një nga dikasteret më të rëndësishëm të shtetit shqiptar, atë të kryediplomatit, i cili ka marrëdhënie direkte me shtetet më të rëndësishme të botës.

Bëhet fjalë për Ferit dhe Gëzim Hoxhën, i pari ministër dhe i dyti biznesmen, teksa kohët e fundit emrat e të dyve janë lakuar për pushtet dhe për para’ publike, ku Feriti ka ngritur shkallët e karrierës dhe Gëzimi pavarësisht në hetimi nga SPAK-u po fiton miliona euro tendera pubikë.

Duket se, klanet që qendrojnë pas mazhorancës aktuale kanë sjellë që vellezërit të lulëzojnë, njëri me poste të rëndësishme, nga ambasador në ministër e tjetri, megjithëse hetohet për disa vepra penale, të fitojë lehtësisht tendera nga shumë institucione.

Ironia e fatit qendron te fakti se kompania private e Gëzimit, FIRST, fiton me lehtësi një procecure nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht se nuk kishte ofertën më të ulët.

“Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai (Gëzim Hoxha) i

Faksimile: Njoftimi i tenderit të KQZ-së, që i dha tenderin e auditimit dhe mirëmbajtes kompanisë FIRST të Gëzim Hoxhës

Eshte hulumtuar një nga tenderët e Komisionit Qendror të Zgjedheve, me objekt “auditim dhe mirëmbajtje për sistemin e menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS) në KQZ”. Fitues ka dalë firma “FIRST”, në pronësi të Gëzim Hoxhës.

Kjo kompani ka ofruar 12.2 milionë lekë të rinj, teksa në garë ka qenë edhe një firmë tjetër e quajtur “Idealdevs Corporation”, e cila k ofruar rreth 10 milionë lekë. Por, ashtu siç ndodh rëndom në të gjitha procedurat që dyshohen se paracaktohen, edhe në këtë rast, oferta e firmës që ofroi më pak u skualifikua me pretekstin se “s’ka punë të ngjashme”.

Një skemë që përdoret rëndom pothuajse në të gjitha tenderët e majmë, ata të cilat dihet se kush është fituese edhe para se të shpallen, ose që dokumentet standarte nuk bëhen nga institucioni prokurues por nga vetë firmat që marrin pjesë, ose ajo që do t’a fitojë.

Fituesi në këtë rast është një firmë e cila është mjaft afër mazhorancës, qoftë me të afërmit, ku Feriti mban një post të rëndësishëm, ashtu edhe me klanet, pasi personat që ndodhen në dosjen e SPAK-ut bashkë me Gëzimin gëzojnë reputacion dhe i kanë “dyert e hapura”.

Ndërkohë, skandali thellohet më tej për shkak se i njëjti pronar, Gëzim Hoxha, është i implikuar në një tender tjetër të KQZ-së, me objekt “mirëmbajtja e moduleve ekzistuese të KQZ-së”, me fond limit rreth 43 milionë lekë.

Mësohet se në garë kanë qenë disa firma, ku oferta më e ulët ka qenë ajo e “Evolve” me 33 milionë lekë, ndërkohë që oferta ka pasur edhe BOE “Intelisoft” & “Ëoë digital” me 40 milionë lekë. Mësohet se pronar i Intelisoft është pikërisht Gëzim Hoxha, i cili pavarësisht se ka pasur ofertën më të lartë, është shpallur fitues nga KQZ-ja. Më pas, procedura ka shkuar në KPP dhe aktualisht është në fazën e verifikimit të dokumentacionit.

“Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai (Gëzim Hoxha) i

Faksimile: Dosja e Prokurorisë së Posaçme për grupin kriminal të AKSHI-t që zhvati miliona euro

Disa javë më parë, denoncoi se, në një kohë që Ferit Hoxha ishte i emëruar Ambasador në BE, në muajin korrik të vitit 2024, vëllai i tij, Gëzim Hoxha, vijonte të fitonte dhe të merrte tendera sekretë nga qeveria, një prej të cilëve në vlerën e plot 60 milionë eurove. Në dosjen e SPAK-ut, të hulumtuar , detajohet se janë bërë kreditime nga firma “First” te kompanitë e Beqirit apo Agasit në shuma që shkojnë deri në 1.2 milionë euro.

Faktet janë evidente, tashmë të zbardhura plotësisht nga Prokuroria e Posaçme, por që deri më tani janë lënë në ajër, për shkak se po këta individë janë shfaqeur edhe te parku fiktiv DURANA në Xhafzotaj, të Durrësit. Emri i “First” dhe Gëzim Hoxhës cilësohet nga SPAK-u si një nga më aktivët. “Faturimet e kryera nga ‘EA Solution’ sh.p.k. në drejtim të tre subjekteve të tjera janë fiktive dhe me qëllim përfitimin e parave që rrjedhin nga procedurat e prokurimeve të paracaktuara nga grupi kriminal” thuhet në dosje.

Në dosjen e AKSHI-t detajohet edhe dëshmia e vetë biznesmenit Gëzim Hoxha, i cili ka deklaruar se firmën e ka prej vitit 2008, ndërkohë që është fokusuar te siguria kibernetike. Në dëshmi ai ka pranuar indirekt se ka paguar një shumë prej rreth 600 mijë eurosh si ryshfet, ndërkohë ka bërë edhe fatura të tjera me dy biznesmenët kryesorë, të shpallur në kërkim.

Dëshmia e tij kryesore ka qenë për një super tender sekret, i cili nuk dihet ende sot e kësaj dite se çfarë është bërë. “Kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro. Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime shoqërinë ‘EA Solution’, të cilat kanë një vlerë prej rreth 60 milionë lekësh të reja”, ka pohuar Hoxha.

“Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai (Gëzim Hoxha) i

Faksimile: Gëzim Hoxha po hetohet për pastrim parash në kuadër të organizatës kriminale

Në dosje citohet se, Mirlinda Karçanaj, ish- drejtoresha e AKSHI-t, ka vendosur kritere të paligjshme te procedurat e prokurimit që favorizonin dhe u krijonin privilegje të padrejta për disa operatorë ekonomikë, ndër të cilët edhe “First”.

“Gëzim Hoxha ka rol aktiv në pjesëmarrjen dhe përfitimin e paligjshëm të procedurave të prokurimit, të cilat diktohen nga shtetasit e sipërpërmendur. Ai ka kredituar shuma të konsiderueshme te shoqëria ‘EA Solution’” thuhet në dosje.

Ndaj Hoxhës është caktuar masa e sigurisë ndalimi i daljes jashtë shtetit, teksa ai hetohet për pastrim parash të kryer në kuadër të organizatës kriminale. Ai është urdhëruar nga Gjykata e Posaçme që të mos largohet nga territori i Shqipërisë.

Të dhënat e analizuara nga redaksia  flasin se Gëzim Hoxha ka ngritur një skemë për pastrimin e parave që merrte nga tenderët, duke i xhiruar në kompani të tjera me të njëjtën fushë, apo së fundmi edhe në kompanitë virtuale të DURANA-s.

Fijet mes Gëzim Hoxhës dhe Ermal Beqirit, krahas pjesëmarrjes në grupin kriminal të AKSHI-t lidhen te DURANA.

S’kishte si të mungonte as Gëzimi, i cili me njohjet apo bashkëpunimet që kishte bërë, hapi kompaninë “CyberMind Labs”. Ai e regjistroi në QKB në muajin nëntor të vitit 2025. Adresa e kompanisë, sipas dokumenteve, është në “Shijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Njësia Administrative Xhafzotaj”.

Në të njëjtën kohë, nëntor 2025, Gëzim Hoxha hapi një tjetër kompani guaskë apo fiktive me adresë në Xhafzotaj, duke e quajtur “Box Artificial Logic”. Një skemë e mirëfilltë për të pastruar paratë e marra nga tenderat sekretë, ku ende sot e kësaj dite nuk dihen me saktësi se sa para ka marrë në total Gëzim Hoxha, apo njerëzit që fshihen pas tij.