Aktualitet

Lamtumira e Eliot Engel/ Ja reagimet e Engjëll Musait, Frank Shkrelit dhe Ermira Babamustës

Engjëll Musai: Lamtumirë Eliot Engel, mik i pazëvendësueshëm mbrojtës të kauzës së shqiptarëve në Kongresin e SHBA

Engjëll Musai , Drejtor i “Telegraf” ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik  të pazëvendësueshëm dhe mbrojtës të kauzës së shqiptarëve.

“Lamtumira për një mik të vecantë të Kombit shqiptar, Kongresmenin e SHBA-ve, Eliot Engel..! Ai së bashku me Kongresmenin tjetër amerikan Xhozef DioGuardin, me origjinë arbëresho-shqiptare nga Italia (Katundi, Kampanja) ishin mbrojtës të kauzës të shqiptarëve të Kosovës, Preshevës , Maqedonisë , Çamerisë dhe Malit të Zi. Trishtim për humbjen, krenar për miqësinë tonë . Ishte Kongresmeni Engel që i propozoj por edhe doli garant para Kongresit Amerikan, për vlerësimin tim të dytë me medaljen e nderit….”

Shënimet e Frank Shkrelit: Engjëll Musai, rol kyç në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe zhvillimit demokratik të Shqipërisë

Pas vlerësimit nga kongresisti amerikan Eliot Engel nga Neë Yorku, i cili për nder të z. Engjëll Musai dhe kontributit të tij në lidhjet dypalëshe shqiptaro-amerikane valëviti flamurin amerikan, duke thënë se nëpërmjet punës së gazetës “Telegraf” z. Musai shërben si zëri i arsyes dhe drejtësisë, në mbështetje të vlerave amerikane për demokraci, drejtësi, liri dhe barazi”. Në nder të zotit Musai ka folur edhe ish-Drejtori i Voas për Euroazinë, Frank Shkreli, i cili e cilëson si të merituar dhe nder të veçantë që zoti Musai është nderuar me valëvitjen e flamurit amerikan. Nderimi juaj nga Kongresi Amerikan ishte i merituar, promovimi i lajmit ishte detyrë për mua. Besoj është hera e parë që Kongresi Amerikan, në këtë mënyrë ose në ndonjë mënyrë tjetër të ketë nderuar një media shqiptare si gazeta “Telegraf” dhe Drejtorin e saj, z. Engjëll Musai, “Për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Nëpërmjet punës së gazetës Telegraf, z. Musai shërben si zëri i arsyes dhe drejtësisë, në mbështetje të vlerave amerikane për demokraci, drejtësi, liri dhe barazi”. Për këtë duhet të jesh krenar, pa marrë parasysh xhelozinë nga kolegët e gazetave të tjera. Motivacion më të bukur nuk ka! Urime dhe njëherë, dhe ta gëzosh!

Ermira Babamusta: Vështrim pas- Në Uashington flamuri amerikan u ngrit për publicistin shqiptar Engjëll Musai

Në ndërtesën e Kongresit Amerikan në Uashington DC u valëvit flamuri amerikan për nder të z. Engjëll Musai dhe kontributit të tij në lidhjet dypalëshe shqiptaro-amerikane. Ngritja e flamurit në ndërtesën e famshme të Kongresit amerikan i rezervohet banorëve të distriktit përfaqësues të kongresistit ose senatorit, dhe në raste të veçanta nderimi i një personaliteti të shquar i një vendi tjetër që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ose për të kujtuar ngjarje historike. Me kërkesë nga kongresisti amerikan Eliot Engel nga Neë Yorku në ndërtesën e Kapitol Hill me datën 7 mars 2016 u valëvit flamuri amerikan për nder të personalitetit të shquar të kombit shqiptar Engjëll Musai. Vlerësimi i kontributit të jashtëzakonshëm për z. Engjëll Musai nga Kongresi Amerikan tregon miqësinë e fortë tradicionale dhe historike që egziston midis Shqipërisë dhe Amerikës…