Politikë

Në Tiranë protesta e opozitës, Rama nga Barcelona: Shqipëria, emri i preferuar i destinacioneve turistike

E ndërsa në Tiranë po zhvillohet protesta e opozitës, kryeministri i Edi Rama po zhvillon në Barcelonë të Spanjës, ku është pritur nga Dhoma e Tregtisë e Katalonjës në një takim të veçantë me përfaqësues të biznesit dhe institucioneve lokale.

Gjatë takimit, Rama tha se Shqipëria ka kaluar një transformim të ndjeshëm në perceptimin ndërkombëtar, duke kaluar nga një imazh negativ i së kaluarës në një vend gjithnjë e më tërheqës për turistët dhe investitorët e huaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se sot Shqipëria është bërë një nga destinacionet e preferuara të të rinjve spanjollë, të cilët po tregojnë interes të shtuar për turizmin dhe kulturën shqiptare.

Rama shton se ky zhvillim është rezultat i përmirësimit të imazhit të vendit, si dhe i rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me Spanjën. Ai ka vlerësuar gjithashtu se marrëdhëniet shtetërore mes Shqipërisë dhe Spanjës nuk kanë qenë kurrë në një nivel më të mirë se aktualisht.

Sipas tij, bashkëpunimi mes dy vendeve po zgjerohet në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, turizmin dhe shkëmbimet kulturore. Rama thekson se ky është një moment i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për rritjen e pranisë së Shqipërisë në tregun europian.