Aktualitet

Aksident i trefishtë në Peshkopi, 3 të plagosur!

Një aksident i trefishtë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e fshatit “Pesëjakë”.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti,  ndërsa pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.

Dy automjete kanë qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe njëri dyshohet se ka qenë duke hyrë në rrugën nacionale teksa është përplasur me to.

Tre drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime, ndërsa një nga automjetet ka ngecur dhe për pak sa nuk ka rënë në përrua.

Ky është ndër segmentet më problematike të kësaj rruge me aksidente të shpeshta. Policia Rrugore Dibër po vijon hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe shkaqeve.