Aktualitet

Ndryshime në polici, Skënder Hita bën lëvizjen e radhës

Ndryshime të rëndësishme janë regjistruar në kupolën e Policisë së Shtetit. Me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita, janë bërë lëvizje në disa prej drejtorive vendore në të gjithë vendin, duke prekur pozicione kyçe të strukturës drejtuese.

Besmir Dervishi është larguar nga posti i zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është emëruar shef i hetimit të krimeve në Kukës. Në vend të tij është caktuar Oliger Torba, i cili më herët mbante detyrën e zv/drejtorit në Fier.

Ndryshime janë regjistruar edhe në disa qarqe të tjera, përfshirë Shkodrën, Lezhën dhe Fierin, ku janë rikonfiguruar pozicionet e nëndrejtorëve të drejtorive vendore.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, është larguar edhe shefi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, i cili është transferuar në Kukës.

Gjithashtu Gent Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimit e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër.